Takimi me banorë të kryeqytetit
Meta: Zgjedhjet janë të shqiptarëve

Takimi me banorë të kryeqytetit<br />Meta: Zgjedhjet janë të shqiptarëve
TIRANE-Kryetari i LSI, Ilir Meta, mori pjesë sot në një takim me banorë të njësisë administrative nr. 7 në kryeqytet. Gjatë takimit me banorët Meta, tha se LSI është një forcë politike që qëndron pranë njerëzve në mënyrë të vazhdueshme dhe se Shqipëria kë nevojë për stabilitet, siguri e shërbime më të mira.
 
Kryetari i LSI-së theksoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve në një mjedis të qetë dhe demokratik.
 
“Ne orientojmë vendin drejt stabilitetit. Pa stabilitet nuk ka siguri, nuk ka qetësi, nuk ka mundësi, as për investime, as për shërbime më të mira. Zgjedhjet janë të shqiptarëve, dhe duhen zhvilluar në një mjedis normal, në një mjedis të qetë, në një mjedis demokratik, larg këtyre përplasjeve tërësisht jo normale”, - deklaroi Ilir Meta.
 
Ndërkaq, Kryetari i LSI-së bëri apel për kompromis, para se të jetë shumë vonë, teksa nënvizoi se çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë janë në fokusin e LSI-së, pasi janë shumë të rëndësishme.
 
“Kur duhet një kompromis të gjithë duhet të lëshojnë nga pak, përpara se të jetë vonë dhe të ndodhi një përplasje apo një krizë edhe më e madhe ku do të jetë edhe më e vështirë për t’i qetësuar gjërat. Çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë, me edukimin e tyre, me punësimin, me formimin e tyre profesional janë çështjet më të rëndësishme të LSI-së”, - deklaroi ndër të tjera Meta.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Për ata që janë beqarë mund të jetë koha për të filluar lidhjen me dikë... horoskopi për sot

Për ata që janë beqarë mund të jetë koha për të filluar lidhjen me dikë... horoskopi për sot