Takimi me diplomatët, Belortaja: Në
vend të Ramës do isha më i ashpë

Takimi me diplomatët, Belortaja: Në<br />vend të Ramës do isha më i ashpë
Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, është i pari ndër diplomatët, i cili me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Punëve të Jashtme dhe me ambasadorët e Shqipërisë. Në shkrimin e tij, Belortaja arsyeton se Rama mbajti një fjalim realist, të drejtpërdrejtë, modest dhe jo arrogant, dhe se nëse ai do të ishte në vendin e kryeministrit do të tregohej më i ashpër.

“KM ishte krejt realist në mirëkuptimin e vet se rezultati (i investimit të huaj apo tregtisë me jashtë) nuk mund t’i faturohej njëanshmërisht vetëm një faktori: punës së Shërbimit të Jashtëm. Ai deklaroi se njihte edhe gjithë defektet e hallkave të tjera relevante në proces.

Por askush s’mund të mohojë se puna e përfaqësive tona dhe shërbimit të jashtëm ka një rol kyç në jetësimin e projekteve dhe flukseve të bashkëpunimit. Zoti Rama nuk ishte aspak arrogant, (në atë pozicion unë mbase do të isha pak më i ashpër). Ai thjesht solli në vëmendje diçka që kushdo e sheh dhe e prek nga përfaqësitë tona”, shpjegon ambasadori shqiptar në Kinë, i cili shton se Rama i hoqi petën një lakrori me lloj-lloj lakrash, ku sipas tij një pjesë e diplomatëve janë ferra e mbetje të padobishme.

Të vërtetat mbi Diplomacinë Ekonomike
Sipas ambasadorit shqiptar në Kinë, ky takim ishte i rëndësishëm për temën që sjell në vëmendje duke e konsideruar këtë si një pikë kthese. “Pse ishte i dobishëm ky takim? Për të gjithë theksin që sjell në vëmendje. Rezultatin ekonomik, pra në investime, tregti, punësim e të ardhura.

Në se gjithçka do të ndiqet seriozisht dhe në një qasje holistike (pra që nuk do të kursejë asnjë hallkë të administratës e qeverisjes) mund të jetë edhe një .. pikë kthese” shkruan Belortaja. Në bazë të eksperiencës së gjatë në Diplomacinë Ekonomike, Selim Belortaja shkruan se “produkti i saj pjesërisht varet nga puna e përfaqësive tona jashtë, e ca më pak varet nga shkëlqimi i “Shkëlqesive” jashtë.

Në masë të ndjeshme jetësimi i flukseve financiare, industriale, teknologjike, e tregtare, përcaktohet nga funksionimi i gjithë makinerisë ligjore, administrative e vendimmarrëse te Shqipërisë si vend pritës. Nga qartësia e procedurave, transparenca dhe përgjithësisht klima në mbrojtje të investitorëve. Varet edhe nga cilësitë, shkollimi, kapaciteti e motivimi i njerëzve që emërohen në poste diplomatike”.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës