Takimi me liderët e Ballkanit,
PD: Bashkim i ri me Jugosllavinë

Nuk ka vonuar edhe reagimi nga PD për takimin që Rama po zhvillon në Durrës me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor dhe Johannes Hahn.
 
Paloka kthehet pas në kohë kur diktatori Enver Hoxha kishte miqësi me Titon e ish-Republikës së Jugosllavisë, ndërsa kërkon që të bëhet më shumë transparencë për atë që ai e cilëson si "bashkim" te ri.

Në fund të reagimit të tij, Paloka thotë se i vetmi vend që nuk ka përfituar nga samitet e zhvilluara është Shqipëria e Rames.
 
 
STATUSI I EDI PALOKES
Ne periudhen e mjaltit me Titon, Enver Hoxha pranoi propozimin per bashkimin ekonomik te Shqiperise me Jugosllavine.
 
Sic do te pranonte vete diktatori pas "prishjes" me dashurine e pare ne kampin komunist ( jugosllavet formuan PK te Shqiperise dhe vune Hoxhen ne krye te saj), bashkimi ekonomik me Jugosllavine fshihte qellimin politik te bashkimit te Shqiperise me Jugosllavine ne kuadrin e federates.
 
Nderkaq, zbatimi i planit, per aq kohe sa u zbatua, shenoi rrenimin e plote dhe te asaj ekonomie qe kishte Shqiperia ne ate periudhe.
 
Pa marre persiper as rolin e historianit e as ate te specialistit ne ekonomi, thjesht si qytetar i ketij vendi, do doja qe te behej transparence per kete "bashkim" te ri , informacioni per te cilin deri tani ka mbetur ne kuadrin e thashethemeve.
 
Nje gje eshte e konfirmuar te pakten deri me sot ( perfshi takimin e Triestes); i vetmi vend qe nuk ka perfituar eshte Shqiperia e Rames.
 

 

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)