Takimi me Mbretëreshën, May:
Do të krijoj qeveri të fortë Brexit

Takimi me Mbretëreshën, May:<br />Do të krijoj qeveri të fortë Brexit
“Do të krijoj  një qeveri të re me synimin për të respektuar premtimin mbi Brexit, negociatat e daljes së Britanisë nga Unioni” ishte kjo deklarata e parë e kryeministres Theresa May pas takimit me Mbretëreshën Elizabet pak orë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve ku konservatorët nuk arritën të sigurojnë mazhorancën. Nga mbretëresha, May kërkoi mandatin për formimin e kabinetit qeverisës.
 
 Sa i përket koalicionit kreu  Downing Street u shpreh se mbështetet tek miqte e Dup, partia kryesore e Irlandës së Veriut e cili mori 10 vende në parlament të mjaftueshme që konservatorët të krijojnë qeverinë e re .

“Partitë tona  prej vitesh kanë një marrëdhënie të mirë dhe kjo më jep besim se do të jemi në gjendje të punojmë së bashku në interes së të gjithë Mbretërisë së Bashkuar.  Do të punoj me ta. Sepse më shumë se kurrë në këtë moment Britania ka nevojë për siguri.  Vendi ka nevojë edhe për sigurinë për të cuar deri në fund negociatat për daljen e vendit nga Unioni. Tani le ti futemi Punës, Let’s work” përfundoi fjalën e saj May.


Redaksia Online
e.m/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti