Takimi me Metën, Presidentët:
Pakti me Greqinë të bëhet publik

Takimi me Metën, Presidentët:<br />Pakti me Greqinë të bëhet publik<br /><br>
Pas takimit të sotëm me Ilir Metën në kuadër të konsultave për plotfuqishmërinë e këkruar nga qeveria për të nisur zyrtarisht negociatat me Greqinë, ish-presidenti Alfred Moisiu u shpreh për Report TV se e vlerëson këtë takim si konsultativ. Moisiu tha se takimet nuk janë asnjëherë një gjë e keqe dhe se konsultimi për raste të tilla është një traditë e vjetër shqiptare.

Moisiu bëri të ditur se i kishte sugjeruar Metës që çështje të tilla, si marrëveshjet me Greqinë të bëhet publike, pais sipas tij një gjë e tillë është në interes të vendit.

Pak pas takimit me Moisiun Meta është takuar edhe me ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Sali Berisha.

berisha meta

Ndërkohë, ish-presidenti Meidani pas takimit, u shpreh për Report TV se konsultimet mes presidentëve janë normale dhe të nevojshme. Meidani shtoi se konsultimet nuk duhen bërë vetëm për çështjen e negociatave me Greqinë, por edhe për çështje të tjera.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024