Takimi me ministrin malazez, Meta
Stabiliteti i Malit të Zi është dhe i yni

Ministri i Punëve të Jashtme Srđan Darmanović u prit nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Kryeparlametari Meta i uroi suksese në detyrën e re Ministrit të Jashtëm Darmanović duke e siguruar atë për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit euro-atlantik të vendit fqinj.
 
Ai u shpreh se si Shqipëria ashtu edhe Mali i Zi kanë një destinacion të përbashkët dhe theksoi se “stabiliteti i Malit të Zi është stabiliteti ynë dhe i shërben mbarëvajtjes së paqes në tërë rajonin e Ballkanit ku të gjithë vendet duhet të punojnë më ngushtë me njëri tjetrin.
 
Nga ana tjetër ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srđan Darmanović shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhe vlerësoi rolin e Meta në shërbim të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe në interes të avancimit të perspektivës euro-atlantike të të dy vendeve fqinje.
 
Në këtë kuadër u vlerësua ratifikimi i menjëhershëm i protokollit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga ana e Kuvendit të Shqipërisë gjatë muajit qershor 2016.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A