Takimi me shqiptarët në New York, Basha: Rama sot u kthye te ‘vendi i krimit’, aty ku korruptoi Charles McGonigal! Berisha: Duhet të pritet me protesta

Takimi me shqiptarët në New York, Basha: Rama sot u kthye te ‘vendi i krimit’, aty ku korruptoi Charles McGonigal! Berisha: Duhet të pritet me protesta

Kryeministri Rama, Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Kreu i PD-Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka komentuar takimin e kryeministrit Rama me shqiptarët në New York. Basha shprehet se kryeministri Edi Rama, sillet si “turist” në krye të një prej vendeve më të varfra dhe më të korruptuara të Europës.

Në postimin e tij, Basha thotë se kryeministri është rikthyer tek vendi i krimit, aty ku korruptoi Charles McGonigal.

Basha thotë se imazhi i suksesit të Ramës janë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, zv/kryeministri Arben Ahmetaj, si dhe figura të tjera të cilat, sipas tij, janë përgjegjëse për keqpërdorimin e fondeve publike dhe kriminalizimin e institucioneve.

"Kryeministri turist i vendit më të varfër dhe me të korruptuar në Europë, mund të gënjejë veten, por jo qytetarët.  Sot është kthyer në vendin e krimit, aty ku korruptoi Charles McGonigal, agjentin e kundërzbulimit të partnerëve tanë strategjikë, duke dëshmuar se nuk respekton vlerat e vendit që bujarisht na ka ndihmuar dhe mbështetur, por ato të autokratëve lindorë.

Sukseset imagjinare të qeverisë së tij kanë imazhin e Saimir Tahirit si ministër të Brendshëm i kriminalizimit të institucioneve, e Arben Ahmetaj si zv. kryeminsitër i korrupsionit masiv, e Beqaj të Shëndetësisë së vjedhur, e Kokës së bandës së inceneratorëve, e Krifcës së fondeve të zhvatura të BE-së, e Çyrbes si ura e Ramës me botën e krimit dhe vjedhjes së zgjedhjeve, e Veliaj të 5D-së, e Xhaçkës për të cilën grisi Kushtetutën, dhe dhjetra emra e zullume që Rama i ka mbrojtur dhe inkurajuar, ndërsa bashkëqytetarët tanë anembanë botës nuk kanë për t’i harruar. 

Rama që flet për drejtësinë si drejtuesi i qeverisë më të korruptuar në Europë, në fakt, është arkitekti i vonesave të saj, të cilat u dekonspiruan dhe bllokuan nga partnerët strategjikë kur kërkoi të fuste duart e tij të pista në garën për drejtuesin e SPAK dhe në hetimet për inceneratorët. Teksa vendi i afrohet zgjedhjeve dhe Rama ka më shumë bashkëpunëtorë në burg sesa në krah, duhet të kujtojmë se për 12 vjet ai kishte të gjithë pushtetin për të bërë mirë, por zgjodhi të punojë për interesat e tij, jo të familjeve shqiptare, që gjatë qeverisjes së tij janë varfëruar e përgjysmuar nga shpopullimi masiv. Shqipëria meriton më shumë", shkruan Basha. 

Një reagim e ka pasur edhe kryetari i PD, Sali Berisha, i cili u shpreh se kreu i qeverisë duhet të pritet vetëm me protesta në Amerikë.

"Miqtë e mi, në emër tuaj, në emër të të gjithë demokratëve, të mbarë opozitarëve shqiptare, ju përcjell përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufishme atyre vëllezërve dhe motrave, qytetarë shqiptaro-amerikanë që sot u mblodhën në një protestë historike kundër Pashiqit të Tiranës. Kundër kryehajdutit të kombit dhe e strukën, e zverdhën aty ku ishte futur. Mirënjohje vëllezër dhe motra, beteja juaj për Shqipërinë, beteja juaj për kombin është oguri i fitores tonë.

Të dashur miq, sot qindra e qindra shqiptarë, atdhetarë, patriotë, të cilët nuk mundet kurrë të pranonin tradhtarin më të madh të historisë së kombit, argatin publik të Aleksandër Vuçiçit, njeriun që duke shkelmuar gjakun e dhjetëra po dhe qindra e mijëra shqiptarëve të rënë gjatë një shekulli për lirinë e Kosovës, pavarësinë e saj, kërkonte ta ndante copë copë me Beogradin, vetëm e vetëm për të plotësuar dëshirat, për të zbatuar projektet ogurzeza antishqiptare të racistëve serbomëdhenj në Beograd.

Sot shqiptarët në Nju Jork, metropolin e SHBA dhe të botës, i dhanë mesazhin më të shkëlqyer shqiptarëve se Edi Rama, ky kryehahajdut i kombit, ky armik i egër që ka zbrazur Shqipërinë sa asnjë pushtim tjetër, në SHBA nuk mund të pritet veçse me protesta. Me protesta të fuqishme. Dhe ata u treguan qytetarëve të Nju Jorkut, por edhe zyrtarëve të SHBA se miku i Aleksis Sorosit është armik i egër i kombit shqiptar. Dhe se ai, është një diktator i urryer nga çdo shqiptar i vërtetë", u shpreh Berisha. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KOLONEL: 27/10/2024 10:42

    VR: -Vetëm ky LULI 7×7=42 nuk duhet të shkruaj në shtypin e PAANSHËM NË SHQIPËRI,KU 99 % TË TYRE I KAPI PËRBINDSHI VIÇIDPLIT NË 2005 DHE SHUMICA E TYRE JAN FINSNCUAR NGA ASFALIA GREKE(sipa Ministrit Kocias 2018). -O Luli:Të kemi ndjekur qëkurse SOROS TË MORI NGA RINASI E TË DËRGOI NË HOLLAND PËR STUDIME,POR SOT PA DIPLLOMË.! -Mandej të dërguan të drejtoje UNMIK-KOSOVË-SËRBI për të SABOTUAR LUFTËN E UÇK,Duke ndihmuar me DOSJE E VIDIO SPIUNIN E UDB-DIK MARTYT. -Se si pasurove VETEN,GRUAN,KUNATIN ARGITËN,JARIN,EDIT HARXHIN,F.KOLËN..dhe me anën e DAMIR VAZLLIÇ U BËRE ROBOT I SB NË KOP. -A je Ti Lilu që vodhe 230 mil.euro të Rr.Kombit & shpëtove me procedurë nga MAFJA E DREJTËSISË SË SB 92.? -A ishte TI Luli që SHITE 350 LM DET GREQISË me firmën tënde me Sb karshi.? -A ishte ti Luli M.Brëndshëm që urdhëruat 4 VRASJET NË 21 JANAR 2011.? •Nëse nuk bëhesh bp i SPAK,Saliu yt që ju bëre b..lëpirs 2005-2013 do të FUSI NË BURG SIKUR SALIANIN(BABALEN) E SHTYRË NË MARRZI NGA JU:SB,LB,G.BARDHI,ALIBEGU,etj. -Do të vijë RRADHA DHE TY O LULI. -E.Rama nuk ka punë me MecGonigal,ndryshe nuk do shkonte në gjithë botën..edhe në Amerikë për të dhënë MESAZHE TË DREJTA EDHE PËR AMERIKËN QË PO ORIENTON SPAK PËR DËNIME SELEKTIVE DUKE LËN NË ARREST JO VRTËM TË KORRUPTUARIN E MADH FAMILJAR & ME HA-LE-ATËT,MINUES I DEMOKRACISË,TREDHJE TË DREJTËSISË(DUKE SHPËTUAR JU,LIKE/FLORIRIN,FATMIR GËTDECIN,ZENIN,GITËN,LIRIKËN,MONËN,MULIN,GAZIN PËR VRASJEN NË ELBASAN 2021)POR EDHE DHËNDRRIN MALLTEZI ME MBI 50 VILA NË GJITHË EUROPËN ME FIRMËN E VJERRIT KM.? -LULI: OSE TREGO KUSH DHA URDHËR PËR TË VRARË NË 21 JANAR OSE SHKO VET NË BURG,PASI 21 JANARI ËSHTË KRIM QEVERRITAR,OSE IKË NË HOLLANDË. -JU NUK MUND TË KRIJONI PARTI TË RE,PASI TË tredh Saliu I pari,ndërsa E.Rama të ka mundur 10 herë.Më e turpshme ishte 2017 kur të FALI 50 % TË QEVERISJES,15 MIL.EURO TË PALLATIT NË VLORË NGA TAKSAT E POPULLIT,etj,ku AVOKATE E POPULLIT ËSHTË AKOMA NË DETYRË,PASI KA KËNË AVOKATE SALIUT-PRESIDENT PËR TË ZEZËN E SHQIPËRISË. -Luli: Nga PD radhën e keni JU,FATE GËRDECI,MULI,GAZI,ZENI,BUMÇI(dhëndrri S.Zhulalit),etj.Nga PL = 10 COPË..! ● KURSE PËR NON GRATËN KA MBI 101 DOSJE KRIMI.AI DO QËNDROI NË BALLKONIN 8 PËRJETSISHT..! ● NËSE AMERIKA E KA SERIOZISHT PËR TË REFORMUAR PD E KRIJUAR NË 91 ME 80 % ME SPIUN E KOMUNIST NËN DREJTIMIN E KRIPTOKOMUNISTIT 400 KARAT 8 NËNTOR 1968..DHE MANDEJ SPIUN I SHUMFISHT 1970..DHE PSIKO I KURUAR NGA DR.YLVI VEHBIU..IKUR NË AMERIKË NGA FRIKA E TIRANIT TË VIÇIDOLIT FATKEQSI KOMBËTARE SHQIPËRI-KOSOVË(KAPITULL TJTËR I ZYMTË PËR TË)DUHET TË ELEMINOI SB ME ÇDO FORMË,DUKE MOS E LËN TË HELMOI VËNDIN FAQE BOTËS NGA BALLKONI 8. -LULI,E FUNDIT: RINIA NUK IKËN NGA E.RAMA,PASI AI 90 % I KA NË PUNË NË ADMINISTRATË QËNDËR-BAZË.POR NGA OPOZITA QË NUK VJEN KURRË NË PUSHTET ME NON GRATËN,JU..E KO..! -RUHU NGA SALIU O LULI..PASI EDI NUK VRET ASNJË MIZË NGA PD,OPOZITA E BËR COPASH MISH PËR QËNT E RRUGËS.! -FLM REP.TV I VETMI I PAKAPUR NGA TIRANI SALIH.!

    Përgjigju
  • Titi: 27/10/2024 08:21

    Nuk te degjuan atehere Bashe, ke pas te drejte, po ja qe per nje post deputeti tu shiten te gjithe tek berisha. Te gjithe ne spak do perfundojn te thyhet trekendshi bermudes ashtu si ne kosove qe e gjeten veten ne hage brenda dites

    Përgjigju
  • Genci: 27/10/2024 08:20

    Bravo Lul, forca Bashka forca USA

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 26/10/2024 22:55

    E luluzim , tani qe po afron 21 Janari ke filluar ti maresh krahet baba saliut , prit se mbas qafe e ke do te te hapet edhe lobimi me rublat ruse , kush kerkon qe me genjeshtra te beje pis tjetrin bie vete brenda .U pika kur kakaris edhe ti u mbytshim ne grop te shurres , se me kriminel se ty nuk ka , degjoi ata qe te mbushen xhepat dhe ti I bere deputet se si te shajne qe nuk duan te te shikojne me dhe jo te te degjojne .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë