Takimi me Trump, Koreja e veriu çmonton vendin nga testet bërthamore

Takimi me Trump, Koreja e veriu çmonton vendin nga testet bërthamore

Lideri Koreano-Verior, Kim Jong Un

Ky lajm është konfirmuar nga agjencia e lajmeve vendase KCNA. Ky akt i Koresë së Veriu do të bëhet transparence dhe do të lejohen edhe mediat ndërkombëtare të marrin pjesë. Do të çmontohen të gjitha tunelet e vendit të testit bërthamor, të shkatërrohen hyrjet dhe daljet si dhe strukturat e objekteve të vëzhgimit si dhe të laboratorëve.

Sipas kësaj agjencie “në përputhje me vendimin e Sesionit të Tretë Plenar të Grupit të 7 të Punës të Partisë së Punëtorëve të DPRK-së, Instituti i Armëve Bërthamore dhe institucionet e tjera relevante po vendosin masa praktike për të ndërprerë qendrën e testimit bërthamor të Koresë së Veriut, në mënyrë që të sigurohet transparenca e pezullimit të testit bërthamor. Ceremonia për shpërbërjen e testimit bërthamor është planifikuar të mbahet nga 23 deri më 25 maj, duke marrë parasysh kushtet e agjendës”, thuhet në lajmin e KCNA-së.

Çmontimi ndodh pak kohë para mbajtjes së samitit të në Singapor më 12 qershor, ku lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit