Takimi me Trump, Theresa May:
Së bashku mund të drejtojmë botën

Takimi me Trump, Theresa May:<br />Së bashku mund të drejtojmë botën
Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA mund të drejtojnë sërish botën. Është kjo deklarata që kryeministrja britanike Theresa May pritet të konfirmojë ne takimin me presidentin Donald Trump. 

Të paktën kështu raportojnë mediat britanike. Kreu i Downing Street është në një udhëtim në Filadelfia, ku do të flasë para republikanëve mes të cilëve do të jetë edhe manjati.

Sipas të përditshmeve një takim i tillë do të konfirmojë  jo vetëm lidhjen e vjetër mes dy vendeve, por edhe faktin se ky raport duhet përforcuar.

Të përditshmet britanike raportojnë se May sigurisht ka rezervuar dhurata për familjen Trump. Një objekt i lashtë skocez për Donald Trump dhe një shportë me produkte Chequers( rezidenca në fshatin kryeministrit të parë të Mbretërisë së Bashkuar) duke përfshirë edhe tortën e famshme Bakewell

Theresa May është liderja e parë ndërkombëtare e cila do të takohet me presidentin Trump pas ceremonisë së betimit në 20 janar.   

Kujtojmë se në 23 qershor Britania e Madhe votoi për të dalë nga Bashkimi Europian duke u konsideruar goditja e parë për unionin, për tu ndjekur më pas nga zgjedhja e Trump president.  

Në fakt vetë manjati e ka mbështetur Brexit duke e përshëndetur e duke thënë se shumë vende të tjera do të ndjekin të njëjtin trend.

E ndërsa May udhëton në Ëashington qeveria britanike do të prezantojë në parlament një ligj mbi artikullin 50 ku paraqiten hapat e daljes së vendit nga BE.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi