Takimi me Vuçiç, Rama: Rruga e vetme është plani franko-gjerman, nuk duhet ta nënvlerësojmë përshkallëzimin e tensionit

 

Kryeministri Edi Rama në konferencën me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, preku situatën në Kosovë dhe tha se nuk ka asnjë rrugë tjetër veç zbatimit të planit franko-gjerman për të normalizuar situatën mes dy vendeve.

Rama u shpreh se nuk duhet nënvlerësuar përshkallëzimi i tensioneve.

“Ne jemi mjaftueshmërisht mësuar që t’i ndajmë opinionet tona në mënyrë të drejtpërdrejtë, të biem dakord që nuk biem dakord por kjo s’na ndalon bashkëpunimin dhe paqen. Për të punuar dhe bashkëpunuar, konkretisht duhet që në momente si ky, e që është një moment specifik, të evitojmë që ndarja e gjithë pikëpamjeve në publik të përkeqësojë klimën

Rruga e vetme është jo rruga e rritjes se tensioneve, por rruga e dialogut dhe e dakordësisë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman. Nuk dua të përsëris në Beograd çfarë kam thënë në Prishtinë, por dua të shtoj se askush nuk duhet ta nënvlerësojë përshkallëzimin e tensionit”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Drafti për asociacionin krijon tension në Beograd! Rama: Ia kam dorëzuar Macron dhe Scholz! Vuçiç heq kufjet dhe tenton të ikë: Ata s’janë kumbarë


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?