Takimi me Yee, Shehi: Na u ofrua
paketa e McAllister, s'jemi dakord

Takimi me Yee, Shehi: Na u ofrua<br />paketa e McAllister, s'jemi dakord
Në një lidhje telefonike me studion e lajmeve në Report Tv, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi komentoi mbi takimin që aleatët e PD-së së bashku me PD-në zhvilluan me zyrtarin e DASH, Yee.
 
Shehi tha se sot iu është ofruar oferta e McAllister dhe për këtë nuk janë dakord.
 
Sot na është ofruar oferta e McAllister, nuk jemi dakord, të negociojmë për një datë tjetër të zgjedhjeve”, tha Shehi.
 
Takimin me Yee Shehi e konsideroi si takimin më të vlefshëm të muajve të fundit, ndërsa të gjithë partitë e opizitës që morën pjesë në takim ishin dakord unanim mbi qëndrimin për të negociuar një datë tjetër të zgjedhjeve, jo atë të 18 qershorit.
 
“Takimin me Yee e konsideroj takimin më të vlefshëm të muajve të fundit. Nuk ka pasur zë kundër, qëndrimi ka qenë konstruktiv. Bashkë me zotin Basha me shpresën që të na jepet zgjidhje tjetër, sot na është ofruar 18 qershori, mund të vazhdojnë dhe pa ne. Do kemi shans dhe 2 apo 3 ditë për të negociuar një datë tjetër. Unë uroj që të vazhdoj për së mbari kjo punë. Është në proces negociatash”, tha Shehi.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi