Rihapja e kompleksit industrial të Kaesongut, të mbyllur nga Peniani pas sanksioneve të vendosura nga OKB, do te jetë në qendër të takimit të së dielës të Zyrtarëve të Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.
Ishte Peniani ai që kërkoi bisedimet i pari, ndërsa pak ditë më parë rihapi linjat telefonike në kompleksin e Kaesongut, por jo dyert për punonjësit koreano-jugorë. Autoritetet në Seul njoftojnë se bisedimet janë shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Përshkallëzimi i tensioneve dhe gjuha e ashpër e vendit komunist nisi në muajin dhjetor të vitit të kaluar kur Peniani testoi me sukses një raketë me rreze të gjatë veprimi. Vetë Veriu deklaroi se synonte hedhjen e një sateliti në hapësirë, ndërsa SHBA, Koreja e Jugut, Japonia dhe vendet e Europës akuzuan Penianin se po kërkonte të zgjeronte rrezen e raketave që mund të transportonin mbushje bërthamore.
Pavarësisht tensioneve dhe kërcënimeve të perëndimit për të tjera sanksione, vendi komunist dy muaj më vonë ndërmerr një test bërthamor, i treti në historinë e vendit. Testi u shoqërua me reagimin e fortë ndërkombëtar dhe sanksione të OKB-së, që për herë të parë, së fundmi, morën dritën jeshile edhe nga Rusia dhe Kina, aleate kjo tradicionale e Penianit.
Sanksionet dhe një stërvitje e përbashkët ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut rritën edhe më tej sanksionet. Duke kërcënuar SHBA-në dhe Korenë e Jugut, Veriu mbylli kompleksin industrial të Kaesongut, e vetmja pikë lidhjeje mes dy vendeve .
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com