Takimi mes Thaçit dhe Daçiçit
përfundon pa asnjë marrëveshje

Takimi mes Thaçit dhe Daçiçit<br />përfundon pa asnjë marrëveshje
BRUKSEL-Takimi i sotëm ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiçi, për çështjen e funksionalizimit të drejtësisë në Veri, ka përfunduar pa asnjë marrëveshje.

Këtë rezultat e kishte paralajmëruar edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka deklaruar se ajo nuk ekziston për momentin edhe pse të dyja palët insistojnë se është vetëm çështje teknike. Takimi, që ka zgjatur vetëm 1 orë, është zhvilluar veç e veç me baroneshën Ashton. 

ORA 17:00 PRITET TË NIS TAKIMI MES DY KRYEMINISTARVE 
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është takuar sot pasdite, rreth orës 17:00 në Bruksel me Komisioneren e Lartë të BE-së Katerinë Ashton, takim  që është në vazhdim. Qëllimi i takimit është sistemi i drejtësisë në veri të Kosovës dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Lajmin e ka publikuar në Twitter, zëdhënësja e znj.Ashton, Maja Koçijançiç, e cila ka vënë në dukje pak minuta pas nisjes se “sapo ka nisur takimi ndërmjet Komisioneres së Lartë dhe delegacionit të Kosovës, kryesuar nga z.Thaçi. Pas këtij takimi, znj.Ashton do të takohet më vete me Kryeministrin e Serbisë, z.Daçiç të shoqëruar nga Zv.Kryeministri Vuçiç.
 
ORA 8:00 KRYEMINISTRAT E KOSOVES DHE SERBISE, SOT NE BRUKSEL
Sot kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pritet të zhvillojë në Bruksel takimin e radhës, me kryeministrin serb,  tashmë në largim, Ivica Daçiç dhe zëvendësin e tij, kryeministrin në ardhje Aleksandër Vuçiç.
Ky është raundi i 23-të i dialogut që zhvillohet, për normalizimin e marrëdhënieve mes të Kosovës dhe Serbisë dhe pritet që të diskutohet për gjyqësorin në Veri dhe themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Kryeministri Thaçi konfirmoi dje për mediat kosovare se shtrirja e sistemit të drejtësisë në Veri do të jetë në fokus të takimit të sotëm.

Ndërkohë, kryeministri Daçiq, është shprehur për mediat në Beograd se takimi i sotëm në Bruksel pritet të jetë mjaftë i vështirë.
“Bisedime që kanë të bëjnë me gjithë atë që nuk kemi arritur marrëveshje deri më tani apo ato çështje që duhet të zbatojmë nga marrëveshja tashmë e arritur”, ka thënë Daçiç.

Përveç funksionimit të Gjyqësorit në veri dhe themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, Daçiç ka shprehur interesim që në këtë takim të hapet për diskutim edhe çështja e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë dhe modalitetet e pjesëmarrjes së komunitetit serb.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)