Takimi miqësor, ambasadorët e 
BE-së: Ne ishim skuadër më e mirë

Takimi miqësor, ambasadorët e <br />BE-së: Ne ishim skuadër më e mirë
Pas ndeshjes miqësore mes ambasadorëve të Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare, vijnë dhe batutat pas ndeshjes nga vetë protagonistët.

Lojtarët e ndeshjes ministrat e kabinetit qeveritar por jo vetëm janë shprehur entuziatë për këtë ndeshje.

Klosi, Veliaj janë shprehur se mesazhi që përcjell sporti është shumë i rëndësishëm. Kjo ndeshje ka përfunduar 3:3 ku për qeverinë shqiptare ka shënuar Shalsi, Tahiri, dhe Çuci.

Gjatë një interviste për Report Tv ambasadorët janë shprehur se ishin akuadër e mirë, por gjithsesi ishte një ndeshje fantastike. 

Intervistat e plota: 

Ambasadori: Ishte një ndeshje e mirë dhe mendoj që ishim një skuadër më e mirë, por pësuam shumë gola.

Vlahutin: Ne ishim më të mirë dhe kishim më shumë shanse por ishte shumë argëtuese, ishte e mrekullueshme.

 Pyetje: Nuk shënuat dot?

Ahmetaj: Qëllimi ishte ekipi. Në kuadër të refomës në drejtësi dolëm në barazim.

Minixstri Haxhinasto u dëmtua që në minutat e para të ndeshjes.

Haxhinasto: Pata një tërheqje që në fillim të ndeshjes dhe u desh të zëvendësohesha.

Pyetje: Nuk e treguat dot formën tuaj si futbollist?

Haxhinasto: Do doja të luaja më shumë në fakt.

Pyetje: Në formë të mirë sot?

Tahiri: Jo, e rëndësishme është që fituam. Doli 3 me 3 për ne.

Pyetje: Mbrojta çedoi sot mund të themi?

Veliaj: Mbrojta çedoi në një moment, u bëmë më shumë sulmues se mbrojtës pastaj rikuperuam. Goli i tretë na shpëtoi sepse menduam që u dëmtua edhe për fairplay u ndërpre loja. Por ku pyet Bashkimi Eurpian për fairplay. Them që ishte rezultati ishte më i miri. Ne jemi bërë një çikë më shumë europianë dhe ata janë bërë më shumë shqiptar.

Pyetje: Ambasadorët mendojnë që ishin më të mirë?

Veliaj: Bashkimit Europian nuk i ka munguar ndonjëhërë vetëvlerësimi, lajmi këtu është që na është rritur vetëvlerësimi jonë si shqiptar. Por përtej shakasë, transmentojmë një frymë të mirë që në fund të ditës jetojmë të gjithë në të njejtin qytet.
 
Klosi: Një barazim që i shkon drejpëdrejtë mesazhin të ndeshjes, që në një kohë të nxehtë politike një mesazh drejt sportit është gjëja më e mirë që mund të ndodhë.  Realisht ishte një ndeshje shumë e mire edhe pse jo në paraqitje të mirë sportive, por ishte një ndeshje shumë miqësore.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës