Takimi, Ndoka-Lesi
gati bashkimi në një PDK

Takimi, Ndoka-Lesi <br />gati bashkimi në një PDK
TIRANE- Demokristianët me sa duket do të hyjnë në zgjedhje si një parti e bahskuar më vete, për të qënë një forcë potencuese në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentgare të qershorit të vitit të ardhshëm. Kështu, Nard Ndoka dhe Nikolle Lesi, përkatësisht kryetarët e PDK dhe LDK, janë takuar dje për të biseduar për gjetjen e një formule bashkëpunimi e bashkimi në një parti të vetme politike kristiane. "Të dyja partitë bashkarisht kanë mbi 80 mijë vota kombëtare dhe nisur nga ky fakt si dhe nga mospërfaqësimi dinjitoz i këtyre forcave politike në qeverisjen e vendit dhe në Parlament, kryetari i PDK dhe kryetari i LDK, si dy formacione të të njëjtit spektër, ndonëse për momentin në dy kampe të ndryshme politike, u takuan dhe biseduan për gjetjen e një formule bashkimi", thuhet në deklaratën për mediat të nxjerrë zyrtarisht nga zyra e shtypit e LDK të Nikollë Lesit. I cili aktualisht është një koalicionin qeverisës me Berishën dhe mban postin e zv.ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Njëherësh ky takim, sipas zyrës së shtypit të Lesit ka shërbyer dhe për të biseduar në lidhje me "përcaktimin e kampit politik ku do të qëndrojnë përfundimisht, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare demokristianët të përfaqësohen denjësisht në Parlament dhe mundësisht me një grup parlamentar". Një hap i tillë i ndërmarrë nga ana e demokristinëve të të dyja krahëve kanë vënë në pikëpytje dhe aleancat në të cilat ndodhen aktualisht. Pasi Lesi është në qeverisje dhe një bashkim me Ndokën do të sillte ose tërheqjen e liderit të PDK në qeverisjen e Berishës, ose kalimin e vetë Lesit në koalicionin opozitar, ndoshta jo me Ramën por me një bashkim politik të qendrës, në përbërje të të cilit do të ishin dhe partia e Topit dhe e Spahiut. Ndërsa Ndoka vetë ka dhënë sinjalet përmes deklaratave se ka pasur oferta nga Berisha për në qeverisje, por nuk mohon as mundësinë që krahas koalicionit me PS dhe të majtët të pretendojnë dhe për një koalicion me Topin dhe Spahiun.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz