Pavarësisht kritikave, kryeministri Edi Rama edhe në takimin e sotëm me kryeministrat e Ballkanit, që po zhvillohet në Durrës ka zgjedhur të vishet me kostum si dhe atlete të bardha.
 
Ashtu si në Samitin e Malit të Zi, por edhe Triestes, Rama nuk ka ndryshuar mendje.
 
Sikur duket edhe nga pamjet gjatë pritjes së delegacioneve në oborrin e vilës qeveritare, kryeministri shqiptar ka veshur atlete. 
 
Në këtë takim marrin pjesë Isa Mustafa, Zoran Zaev, Dushko Markoviç, Ana Brnabiç, Denis Zvizdiç, Johannes Hahn si dhe Cyril Muller.
atletet e rames
Rama me atlete te bardha duke pritur delegacionet ne Durrës


dy.b/shqiptarja.com