Ka nisur në orën 19:05 në Presidencë takimi i dytë mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha në tryezën e iniciuar nga Nishani.
Rama mbërriti i pari Presidencë, pasi e përshkoi në këmbë rrugën nga Kryeministria në zyrën e kreut të shtetit.
Gjatë rrugës, Rama gjeti kohën që të bënte edhe disa foto me qytetarët, ndërsa u shoqërua deri në hyrje të Presidencës nga Sekretari i Përgjithshëm, Agaçi.
Ndryshe nga Rama dhe ashtu si herën e parë, Basha preferoi makinën, ndërsa mbërriti 3 minuta me vonesë në Presidencë.
Në takim janë lejuar vetëm pak sekonda për të filmuar operatorët e televizioneve, ndërsa shikohet që Rama dhe Basha shfaqen të qeshur dhe në tension para kamerave.
Takimi i sotëm ndryshe nga hera e parë po zhvillohet në një tjetër dhomë pritje në Presidencë, Rama i ulur këmbë mbi këmbë në krah të Nishanit, ndërsa Basha përballë Presidentit.
Ndryshe nga hera e parë në takimin e sotëm Rama dhe Basha nuk janë të shoqëruar nga kryetarët e grupeve.
[gallery]22102[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
Po
88.9%
Jo
9.4%
Nuk e di
1.7%
Vota total: 13295
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?