Takimi për statusin, PD shfrytëzon
rastin: Po na rrahin në Kuvend
Partia Demokratike ka shfrytëzuar takimin me Fylen për të zbrazur të gjithë ankesat ndaj mazhorancës. Dy përfaqësuesit e PD-së, Arben Ristani dhe Eduard Halimi kanë akuzuar qeverinë para Fyles për çështjen Strazimiri, emërimet në Polici, trafikun e drogës, si edhe për reformën në drejtësi.
TIRANE- Partia Demokratike ka shfrytëzuar takimin me Fylen për të zbrazur të gjithë ankesat ndaj mazhorancës. Dy përfaqësuesit e PD-së, Arben Ristani dhe Eduard Halimi kanë akuzuar qeverinë para Fyles për çështjen Strazimiri, emërimet në Polici, trafikun e drogës, si edhe për reformën në drejtësi. Burime nga takimi pohuan për gazetën “Shqiptarja.com” se deputeti Arben Ristani ka pohuar se mazhoranca po dhunon opozitën në Kuvend dhe se në polici ka të inkriminuar.
“Deputeti i PD është rrahur dhe goditur në korridoret e parlamentit. Po ushtrohet dhunë ndaj opozitës në parlament. Në polici janë vendosur drejtorë të inkriminuar dhe të përfshirë në trafikun e drogës”,- ka akuzuar Ristani. Krahas kësaj, edhe deputeti Eduard Halimi ka vijuar në të njëjtën linjë duke thënë se qeveria po ndërmerr një reformë në drejtësi duke shkelur parimin e barazisë së pushteteve. Por të gjitha këto ankesa të demokratëve kanë gjetur një leksion nga ana e komisionarit Stefan Fyle.
Sipas burimeve nga takimi, tri ishin temat e nxehta. E para ishte çështje e konsensusit politik ndërmjet palëve, ku Fyle ka kërkuar që në muajt në vijim mazhorancë-opozitë të ulin tonet e larta konfliktuale, si edhe të bashkëpunojnë në procesin e integrimit. Çështja e dytë i përkiste reformës në drejtësi. Duke qenë se edhe në Progres-Raport theksohej se dënimet për korrupsion janë shumë të ulëta, Fyle kërkoi që reforma e re që po ndërmerret në drejtësi duhet të konsultohet paraprakisht me Komisionin e Venecias, më pas me palët politike, si edhe me shoqërinë civile.
Kjo gjë nuk i ka tingëlluar mirë dy rivalëve të drejtësisë, Nasip Naço Ministër i Drejtësisë dhe Elvis Cefa, nënkryetari i KLD-së. Çështja e tretë i përkiste reformave që po ndërmerren nga mazhoranca ku njëra ndër to ishte reforma territoriale. Sipas eurokomisionerit, kjo reformë duhet të miratohet nga një bashkëpunimin mazhorancë-opozitë, pra me konsensus.
Kritika për PDPas tryezës me dyer të mbyllura, kryeministri Rama dhe komisionari Fyle kanë zhvilluar një konferencë për shtyp ku nuk kanë munguar kritikat në formë batute për opozitë. Duke iu përgjigjur medias për marrëdhëniet mazhorancë-opozitë, Fyle theksoi se palët politike sa herë dalin në opozitë humbasin aspiratat integruese, duke thumbuar në këtë mënyrë opozitën e cila nuk ishte e pranishme.
“Duhet të jetë diçka që gjendet në ajër në Shqipëri, se kushdo që është në opozitë, disa shqisa evropiane sikur fiken dhe bëhet tmerrësisht vështirë që të arrihet konsensusi për atë që unë gjithmonë e kam quajtur axhenda evropiane”,- deklaroi eurokomisioneri Stefan Fyle. Krahas kësaj, Fyle theksoi se çështja e drogës në Shqipëri nuk duhet të politizohet pasi deputeti Arben Ristani në mbledhejen me dyer të mbyllura kishte akuzuar mazhorancën për rritjen e sasisë së dorgës të sekuestruar në vendet e BE-së.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51