Takimi, Patozi: Injorojeni farsën
22-korrik, nuk do bëhemi pjesë

Takimi, Patozi: Injorojeni farsën<br />22-korrik, nuk do bëhemi pjesë
Vetëm një ditë para votimeve në PD ku demokratët do të votojnë për kreun e kësaj force politke kritikët e Lulzim Bashës u mblodhën sot në një takim në Akademinë e Arteve.

Njëzëri shumë prej figurave të njohura të Partisë Demokratike të pranishëm në takim bënë thirrje të bojkotohen zgjedhjet e 22 korrikut.

Nismëtari i kësaj nisme ish nënkryetari i PD-sëAstrit Patozi u shpreh se lëvizja kishte qëllim bashkimin e PD dhe se Basha ishte kryetar dhe jo mbret i saj.

"Kundërshtari jonë Rama, kërkojmë PD të bashkuar.Basha njëri prej nesh', shtoi Patozi 

Më tej ai i kërkoi Bashës që të ndalojë garën duke e konsideruar këtë të fundit një farsë.

" Leri demokratet, përndryshe do të hysh në histori si politikani më famëkeq pas shembjes së diktaturës. Historia nuk do ta falë kurrë. Mos hyr në derë o trim!”, tha Patozi.

Patozi kishte edhe një mesazh për kandidatin tjetër për të qënë në krye të PD Eduard Selamin. Gjatë fjalës së tij Patozi kërkoi Selamit të largohej andej nga erdhi.

Ish-nënkryetari i PD bëri thirrje që të injorohej data 22 korrik dhe se nuk do të bëhej pjesë e një maskarade.

 "Kthehu andej nga ke ardhur se s’i hyn në punë askujt. Injorojeni farsën e 22-korrikut, ne s’do bëhemi pjesë e kësaj maskarade,”shtoi Patozi.

Mes figurave që janë shprehur kundër kryetarit të ngrirë të PD falën figura të njohura si Besnik Mustafaj, Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Astrit Patozi.

Me sloganin “ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR”, kritikët e Bashës shpalosën shqetësimet e tyre para demokratëve të kryeqytetit.

Ridvan Bode u shpreh kundër zgjedhjeve që po zhvillohen në PD, sipas tij lista e anëtarësisë është fictive.

“104 mijë anëtarë ngjallen sa herë ka zgjedhje, skema e votimit nuk garanton vullnetin e demokratëve. 104 mijë anëtarë janë një ushtri, pse nuk u aktivizuar për fitoren e PD?
Duhet një reflektim I thellë, pasi humbëm 230 mijë vota”u
shpreh Bode

Edhe Majlinda Bregu ka mbajtur fjalën e saj para demokratëve  duke thënë se zgjedhjet e nesërme janë një përpjekje e dështuar.

“S’kam qenë në bashkëbisedimet e tjera qe Patozi ka bere, sot kam ardhur por edhe për një arsye tjetër, se ua kisha borxh demokratëve të Tiranës të cilët më kanë votuar për 3 herë radhazi. Shumë kanë pyetur pse s’kam qenë. I mirekuptoj te gjithe por me mirekuptoni edhe ju mua. Nuk kisha fuqi, dhe siguri se gjerat ashtu sic jane sot, mund te ndryshojne.

Unë nuk jam anti-Bashë, nuk më intereson fare ai. Unë dhe Basha i jemi bashkuar PD-së në 2005-s, por diçka na pengoi që ta besonim njëri-tjetrin. Mua intuita, atë frika. Nuk e kam zgjedhur si kryetar PD-je në 2013-n dhe nuk jam e zemëruar me të. As nuk e urrej. Luli është thjeshtë një i paaftë për të menduar. Unë e dua PD-në parti të demokrative.Nuk kam arsye që te jem e zhgënjyer me të.  Unë e dua partinë demokratike por dua partinë e shpresë dhe nëse do ta duanim PD  nuk do të ishim ne këtu.  Unë nuk jam jashtë asaj cka ndodhi këto vite. Zgjedhjet sot një përpjekje e dështuar. Vota e nesërme nuk e bën PD më të fortë
" u shpreh Bregu.

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, ish-deputeti Besnik  Mustafaj i cili mori fjalën e parë në këtë takim pohoi se gara e nesërme nuk është e drejtë,e ai nuk do te votonte.

Incidenti në sallë

Ndërkohë një incident ka ndodhur në sallën ku ishin mbledhur kritikët e Bashës. Pikërisht në momentin që ishte duke folur Besnik Mustafaj dikush është ngitur në këmbë, i ka ndërprerë fjalën Mustafaj dhe është larguar nga salla.

Mësohet se ai është Fatmir Merkoci një nga personat u cili ka mbetur i plagosur ditën ku u rrëzua shtatorja e Enver Hoxhës 


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë