Takimi PE-SEECP, Balla: BE të
 liberalizojë vizat me Kosovën

Në Bruksel po zhvillon punimet takimi mes Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të SEECP. Në cilësinë e Kryetarit të Delegacionit të Shqipërisë, deputeti Taulant Balla foli në takimin e zhvilluar Komisionin e Politikës së Jashtme të PE (AFET), duke theksuar se vendet e SË përshëndesin akordin e arritur ndërmjet BE dhe Turqisë. "E konsiderojmë si shumë të rëndësishëm në procesin e gjatë të zgjidhjes së krizës së refugjatëve. Në frymën e liberalizimit të vizave për Turqinë, të parashikuar në marrëveshjen e arritur të enjten, është shumë e rëndësishme që BE të japë dritën jeshile edhe për liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën. Në emër të Asamblesë Parlamentare të SEECP jemi këtu sot për t'i kërkuar Parlamentit Europian t'i propozojë Komisionit dhe Këshillit heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova i ka përmbushur tashmë kriteret kryesore, ndërsa numëri i azil-kërkuesve nga Kosova ka rënë ndjeshëm në muajt e fundit. Është e papranueshme që Kosova të vazhdojë të jetë një gardh i rrethuar me gjemba në mes të Europës", u shpreh Balla.
 
Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian diskutoi gjithashtu edhe draftin përfundimtar të rezolutës për Shqipërinë, në të cilën mesazhi kryesor është miratimi sa më shpejt i paketës së Reformës në Drejtësi.

"Në paragrafin 5, të dakordësuar ndërmjet dy grupeve më të mëdha PPE dhe S&D, përkatësisht ndërmjet eurodeputetëve Kukan dhe Fleckenstein, i kërkohet Komisionit Europian që me miratimin dhe fillimin e implementimit të Reformës në Drejtësi të konsiderojë propozimin e hapjes së negociatave për anëtarësim", theksoi Balla. 

Redaksia Online
(l.q/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave