Takimi përpara G 20-ës në Argjentinë, nënshkruhet marrëveshja e re tregtare për Amerikën e Veriut
Presidentët Nieta dhe Trump si dhe kryeministri Trudeau, pas nënshkrimit të marrëveshjes në Argjentinë
Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës nënshkruan të premten një marrëveshje të re tregtare për Amerikën e Veriut.
Donald Trump, Justin Trudeau dhe Enrique Pena Nieto e nënshkruan paktin, përpara hapjes së takimit të grupit të G-20-s që zhvillohet në Argjentinë.
Ajo do të njihet zyrtarisht si marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) dhe që të hyjë në fuqi kërkohet miratimi i ligjvënësve të të tre vendeve.
Vëllimi i tregtisë mes tre vendeve do të arrijë një total vjetor prej 1.2 trilionë dollarësh.
Marrëveshja e re zëvendëson NAFTA-n, një pakt që presidenti amerikan Trump e pati kritikuar fort gjatë fushatës së tij presidenciale, duke e quajtur marrëveshjen më të keqe tregtare në histori. Sipas zotit Trump NAFTA ishte arsyeja për humbjen e vendeve të punës së amerikanëve në industrinë përpunuese, prej hyrjes së saj në fuqi në 1994-n.
Kur të tre vendet ranë dakord mbi marrëveshjen e re, më parë gjatë këtij viti, udhëheqësi amerikan e quajti atë një "marrëveshje historike, që do të bëjë siç tha që paratë e vendet e punës të derdhen në Shtetet e Bashkuara dhe në Amerikën e Veriut."
Gjatë asaj periudhe një nga përfaqësuesit kryesor të institutit amerikan Brookings Joshua Meltzer, i tha Zërit të Amerikës se marrëveshja e re nuk ishte shumë e ndryshme nga NAFTA.
"Nuk do të thoja se është një marrëveshje krejt ndryshe." tha zoti Meltzer. "Bëhet fjalë për një marrëveshje mbi 20 vjeçare (duke iu referuar NAFTA-s) dhe është e qartë se ka nevojë të përmirësohet. Padyshim shohim rritje të prirjeve proteksioniste në disa sektorë veçanërisht atë të makinave. Por në përgjithësi është një përmirësim me informacionin më të fundit të një marrëveshjeje tregtare, është gjithëpërfshirëse dhe në tërësi shumë e mirë për përmirësimin e koordinimit mes tre ekonomive", tha ai. VOA
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.3%
-
Negativ
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11928
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet plani i paqes së Trump: Ukraina larg NATO-s për 10 vjet! Armëpushim deri më 20 prill, rindërtimi mbulohet nga Europa
17 Shkurt, 07:35
-
Media: SHBA dëshiron armëpushim në Ukrainë deri në Pashkë
16 Shkurt, 21:55
-
Rubio: Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse Putini është serioz për paqen
16 Shkurt, 21:39
-
Vajza e Silvio Berlusconit: Shpresoj që Trump të mos shkatërrojë Perëndimin
16 Shkurt, 20:55
-
Ekipi i Presidentit Trump niset në Arabinë Saudite për bisedime mbi luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 19:28
-
Rubio takohet me kryeministrin izraelit: Hamas duhet të eliminohet! Netanyahu: Trump, miku më i madh i Izraelit! Plan të përbashkët për Gazën dhe kërcënimin iranian
16 Shkurt, 15:45
-
Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës
16 Shkurt, 11:57
-
Lufta në Ukrainë/ Fillojnë negociatat SHBA-Rusi: Përshpejtojmë pa Europën në tryezë
16 Shkurt, 11:31
-
Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, të paktën jo gjatë qeverisjes sime
16 Shkurt, 09:43
-
Macron: Rikthimi i Trump, ‘elektroshok’ për Evropën, BE të ‘tregojë muskujt’, të ringjallë ekonominë
15 Shkurt, 15:26
-
Konferenca e Mynihut/ Zelensky: Kievi nuk do të pranojë kurrë një marrëveshje pas shpine! Është koha për një ushtri evropiane
15 Shkurt, 15:20
-
Enkelejd Alibeaj: Si mund të bashkohet opozita rreth një njeriu si Berisha, me çfarë morali do i'u kërkojmë votën shqiptarëve?
15 Shkurt, 11:00