Takimi Rama- Basha, Idrizi: Palët të 
bëjnë lëshime për të gjetur një zgjidhje

Takimi Rama- Basha, Idrizi: Palët të <br />bëjnë lëshime për të gjetur një zgjidhje
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka përshëndetur dialogun mes kreut të qeverisë Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha, edhe pse e ka cilësuar atë si të vonuar.
 
Në reagimin e tij, Idrizi thekson faktin që është një shenjë e mirë që dialogu mes palëve për zgjidhjen e krizës politike, erdhi nga presidenti dhe jo nga ndërkombëtarë.  
 
Gjithashtu ai shprehet se palët duhet të bëjnë lëshime reciproke  për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik që ka prekur vendin prej 74 ditësh.

Sipas tij, është koha e duhur për të odruar një zgjidhje.
 
Reagimi i Plotë
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet dialogun, edhe pse të vonuar mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha. PDIU vlerëson faktin se për herë të parë zgjidha politike mes Mazhorancës dhe Opozitës po kërkohet në zyrën e Presidentit të Republikës dhe jo me ndërmjetës të huaj.
 
Kriza aktuale nuk cënon vetëm partitë politike, por Shqipërinë dhe shqiptarët. Prandaj, u bëjmë thirrje palëve të ngrihen në nivelin e duhur për të bërë lëshime reciproke e për të dhënë zgjidhje në emër të Atdheut të vetëm që kemi! Ne kemi Veç Një Atdhe, që i kemi dhënë vazhdimisht kriza. Tani është koha t'i ofrojmë zgjidhje! 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut