Takimi Rama-Basha, Mogherini:
Të jetë hapi final për 'drejtësinë'

Takimi Rama-Basha, Mogherini:<br />Të jetë hapi final për 'drejtësinë'
Një ditë para se liderët e politikës kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim basha të ulen në tryezën e dialogut politik për reformën në drejtësi, mesazhi ka ardhur i qartë nga Bashkimi Europian.
 
Shefja e diplomacisë së BE, Frederica Mogherini, kërkoi që kjo tryezë të shënojë hapin final për reformën në drejtësi. Në një deklaratë për mediat Mogherini e veçon këtë si një moment kyç për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke këmbëngulur në rëndësinë e votimit konsensual të reformës në parlament, shefja e diplomacisë së BE kërkon që ajo të kalojë me të paktën dy të tretat e votave të deputetëve në parlament.
 
Realizimi i një reforme gjithëpërfshirëse dhe të thellë ka qenë për një kohë të gjatë kërkesë e pjesës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë. Realizmi i saj është gjithashtu vendimtare për hapin e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.
 
Kjo reformë kërkon miratimin me dy të tretat e votave në parlament. Çdo deputet i parlamentit të Shqipërisë apo grupim politik duhet të mbajë përgjegjësi të veçantë për votimin e kësaj reforme, miratimi i së cilës do të jetë fillimi i një kapitulli të ri të historisë tonë të përbashkët.
 
Kjo është arsyeja pse Bashkimi Europian pret nga të gjitha forcat politike të shfrytëzojnë këtë raund përfundimtar të konsultime për miratimin e këtij propozimi. Është moment që të gjithë partnerët tanë politik në Shqipëri të demonstrojnë përkushtimin e tyre për miratimin e kësaj reforme e duke u angazhuar më pas për zbatimin e saj. Këtë presin edhe qytetarët shqiptarë nga udhëheqja politike.
 
Ja deklarata e plotë e Mogherinit e përkthyer 
Një reformë tërësore dhe e thellë në drejtësi ka qenë prej një kohe të gjatë kërkesa e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë. Ajo është gjithashtu thelbësore për hapin tjetër të vendit drejt integrimit në BE.

Propozimi ligjor që ndodhet tashmë para Kuvendit pasqyron rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe përputhet plotësisht me standartet evropiane. Është thelbësore që ky propozim të miratohet një shumicë prej 2/3 që kërkohet.

Bëhet fjalë për një votë për të cilën çdo deputet i Kuvendit, i cilitdo grupimi politik, mban përgjegjësi të veçantë. Siç e nënvizova para Kuvendit së fundmi kur isha në Tiranë, kjo mund të jetë nisja e një kapitulli të ri të historisë tonë të përbashkët. Ajo mund të hapë rrugën për një fillim të ri, dhe prandaj presim që të gjitha forcat politike ta përdorin raundin e fundit të konsultimeve nesër për të miratuar propozimin.

Presim që të gjithë partnerët tanë shqiptarë të dëshmojnë angazhimin e tyre për këtë reformë duke e miratuar atë dhe duke bërë gjithë përpjekjet e tyre për zbatimin e saj. Qytetarët shqiptarë presin që udhëheqësit e tyre politikë ta përmbushin këtë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi