Kryeministri polak, Donald Tusk, ka reaguar me tone ironike ndaj deklaratave të Presidentit amerikan, Donald Trump i cili iu referua presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij kinez, Xi Jinping, si “miq”.
Përmes një postimi në platformën X, Tusk shprehu pakënaqësinë e tij ndaj mënyrës se si Trump iu drejtua dy liderëve, duke publikuar një mesazh të shkurtër, por domethënës:
“Zoti im, na ruaj nga miq të tillë”.- shkruan Tusk.
Reagimi i kryeministrit polak vjen nga Berlini, ku ai po merr pjesë në takimin e të ashtuquajturës “Aleanca e të Gatshmëve”, një grupim i aleatëve kryesorë të Ukrainës, që bashkërendojnë mbështetjen për Kievin në përballjen me agresionin rus.
Deklarata e Tuskut pasqyron shqetësimin e disa vendeve evropiane për afrimin dhe komunikimin publik të Trumpit me Vladimir Putinin, veçanërisht në një moment kur lufta në Ukrainë mbetet në qendër të diskutimeve të sigurisë evropiane.








Komente
Komento