Takimi vjetor për Ballkanin
Vuçiç shmang Ramën

Takimi vjetor për Ballkanin<br />Vuçiç shmang Ramën
BRUKSEL- Beogradi shmang përplasjen me Tiranën (mbi Kosovën) në Bruksel. Ndërsa konfirmohet mbërritja e delegacionit shqiptar, mësohet se kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka anuluar pjesëmarrjen e tij për takimin vjetor mbi Ballkanin që organizohet të martën nga Miqtë e Europës.

Me të sapomandatuarit në institucionet europiane dhe përfaqësuesit e rajonit, paneli diskuton kësaj radhe temën “Rigjallërimi i Ballkanit: Goditja fillestare e politikave të ngecura” dhe impaktin për perspektivat e rajonit deri në 2020, ku sigurisht pritet të përmendet dhe Kosova, e cila gëzon gjithashtu një perspektivë europiane si vendet e tjera të rajonit.

Burime konfidenciale rrëfyen për Top Channel se shefi i qeverisë serbe preferoi të evitonte një përplasje të mundshme mbi Kosovën në këtë panel, duke ia përcjellë këtë përfaqësim fillimisht numrit dy të kabinetit të tij Ivica Daçiç, e më pas kryenegociatores së palës serbe.

Por në prag të takimit, të njëjtat burime argumentuan se Serbia pritet të luajë kartën e “karrikes bosh” duke munguar për herë të parë në takimin vjetor të Miqve të Europës.

Marrë nga "Top Channel"

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim