Takimi, Vlahutin në zyrën e
ministrit Fatmir Xhafaj/ VD

Takimi, Vlahutin në zyrën e<br />ministrit Fatmir Xhafaj/ VD<br>
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin zhvilloi një takim këtë të mërkurë me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. 

​Mësohet se në fokus të bisedës ka qenë Vettingu në Policinë e Shtetit, një proces ky i cili ka nisur dhe efektivët e policisë kanë dhënë deklarimet e para përpara komisionit që do bëjë verifikimet. Vettingu në polici është një operacion i cili do zhvillohet në asistencë të plotë me BE. 
ambasadorja
Makina e ambasadores Vlahutin te Ministria e Brendshme

Ndërkohë, takimi vjen në një kohë kur politika është mbërthyer nga polemika të ashpra sa i takon zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm. Si SHBA ashtu edhe BE përmes përfaqësuesve të tyre në Tiranë kanë shprehur se Kuvendi duhet të veprojë sipas Kushtetutës, për të zgjedhur pasuesin e Adriatik Llallës i cili do qëndrojë në detyrë me një mandat të përkohshëm. Ndërsa nga ana tjetër, opozita pretendon se Llalla duhet të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri nga KLP. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Stormy Daniels dëshmitare në gjyq, tregon si u takua me ish-presidentin Trump

Stormy Daniels dëshmitare në gjyq, tregon si u takua me ish-presidentin Trump