Kryeministri Zoran Zaev u takua të enjten me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe Ambasadoren e SHBA Kate Marie Byrnes.
Në takim u rikonfirmua që Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara ruajnë dhe forcojnë me sukses partneritetin e vendosur strategjik në interes të qytetarëve të të dy vendeve, si dhe në arritjen e qëllimeve të përbashkëta të prosperitetit demokratik në rajon dhe në veprime të përbashkëta në lufta kundër terrorizmit dhe dhunës.
Kryeministri Zaev shprehu mirënjohje për ratifikimin e Protokollit të pranimit të Maqedonisë në NATO në Senatin e SHBA, i cili është i një kontributi të veçantë në përfundimin e procesit të anëtarësimit të plotë të vendit në NATO.
Zaev theksoi se vendi mbetet i përkushtuar në procesin e integrimit në BE dhe proceset e reformës, duke mbajtur një atmosferë të marrëdhënieve ndëretnike të qetë, si dhe marrëdhënie të mira me fqinjët e saj.
Në takim u tha gjithashtu se angazhimi i vendit ndaj proceseve euro-atlantike është i palëkundur dhe se Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë optimizmin se ato do të përfundojnë me sukses.
Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor riafirmoi qëndrimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se ata mbeten aleati i Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE, si dhe përpjekjet dhe politikat e vazhdueshme të vendit për të siguruar kushte të qëndrueshme për një të ardhme të mirw për qytetarët e Maqedonisë.