Taksa e biznesit të vogël, Poni me
tregtarët: Rama i papërgjegjshëm

Taksa e biznesit të vogël, Poni me <br />tregtarët: Rama i papërgjegjshëm
TIRANE - Premtimet e kreut të opozitës Edi Rama për rishikimin e taksave vendore me qëllim lehtësimin e barrës mbi biznesin e vogël vazhdojnë të kundërshtohen prej mazhorancës.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Ferdinand Poni, zhvilloi një takim me tregtarët e zonës së Medresesë. Poni akuzoi Ramën si të papërgjegjshëm pasi sipas tij lëshon premtime të kota.

“Ne jemi pjesë e grupit, pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të kryetarit Basha, të mazhorancës në Këshill, për të ndjekur nga afër hallet, shqetësimet, problematikat me vëmendje kudo ku njerëzit përpiqen të kenë biznesin e tyre, t’i vinë në ndihmë familjes dhe njerëzve të tyre”, u shpreh kreu i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës.

Sipas Ponit, Rama “e kishte në dorë për t’i ulur taksat,se këtu keni qenë ju 8 vjet, 10 vjet vetëm i ka 4-fishuar, 5-fishuar. Zoti Rama e kupton që nuk do vij kurrë në pushtet, prandaj është i papërgjegjshëm për të dhënë deklarata hë se jam në mall të babait apo të botës.”

Ndërkaq, përfaqësuesit e biznesit kërkuan që sa i takon taksave të gjithë duhet të paguajnë në mënyrë të barabartë.

(gh/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë