TIRANE - Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka publikuar në Fb një "makinë llogaritëse" të taksës së sheshtë. "Këtu mund të llogarisni vetë sesa do të kurseni çdo vit me taksën e ndershme që propozon Partia Socialiste. Taksa e ndershme është një nga shtyllat kryesore të Programit për Rilindjen. Ne besojmë se kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë, e kush fiton më pak duhet të paguajë më pak", - shkruan Rama.  Linku ku mund të bëni përllogaritjet
tabela ps
("Makina llogaritëse" e publikuar nga Rama)

Në "makinën llogaritëse" të Ramës, qytetari duhet vetëm të mbushë të dhënë bazë, pagën mujore dhe pastaj llogaritë bëhen automatikisht sesa është taksa e sheshtë që paguan momentalisht qytetari dhe sa do të bëhet ajo me taksën progresive.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)