TIRANË -Duke filluar që nga dita e sotme, 8000 familje në të gjithë Tiranën do të kompensohen për faturën e pastrimit. Bashkia e Tiranës ka njoftuar që të intersuarit duhet të paraqiten pranë zyrave të marrëdhenieve me konsumatorit të ujësjellësit te sheshi “Ëillson”, “Mine Peza”, “Ali Demi” dhe drejtorisë së përgjithshme të UKT ku edhe do të nisë kompensimi për muajin janar.

PËRFITUESIT
Familjet që përfitojne kompensim të tarifës së pastrimit janë pensionistët, veteranët, invalidët e luftës
dhe të punës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbrit si dhe të sëmurët para dhe tetraplegjikë.

- Pensionistët
- Veteranët
- Invalid të luftës dhe Punës
- Përfituesit e ndihmës ekonomike
- Të verbrit
- Të sëmurët Paraplegjik dhe Tetraplegjik


DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
- Çertifikatën familjare, me kushtin që të jene kryefamiljare dhe pa persona të tjere madhorë, përveç bashkeshortit ose bashkëshortes.
- Librezën e veteranit ose invalidit të luftës, statusin e invalidit të punës, statusin e të verbrit, të sëmurëve Paraplegjikë e Tetraplegjikë, librezën e pensionit dhe vërtetimin nga Njësia Bashkiake për përfituesit të ndihmës ekonomike.


(aq/shqiptarja.com)