Taksa e pastrimit
te uji? Pa Kontratë

Taksa e pastrimit<br />te uji? Pa Kontratë
Përfshirja e tarifës së pastrimit në faturën e ujit të pijshëm ka krijuar amulli në njësitë bashkiake dhe paqartësi te kategoritë që janë prekur nga kjo procedurë e re. Në bazë të ligjit, pensionistët, veteranët, invalidët e luftës dhe Punës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbrit si dhe personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë nuk e paguajë këtë tarifë, por në të vërtetë atyre u ka ardhur e përfshirë në faturën e muajit janar. Por jo vetëm kjo. Aldrin Dalipi, kreu i këshilltarëve socialistë, ka denoncuar dje edhe një fakt të rëndësishëm. Sipas tij, Ujësjellësi i ka printuar faturat e qytetarëve, ku ka përfshirë edhe taksën e pastrimit, përpara se të lidhej kontrata me bashkinë e Tiranës.

Ai e ka vërtetuar këtë fakt, me shkresën që vetë bashkia e madhe u ka dërguar njësive bashkiake, ku i vë në dijeni për vendimin e ri. "Bashkia e Tiranës, në njoftimin që u ka nisur njësive vendore, thotë se kontratën e ka firmosur në datën 31 janar 2012 me Ujësjellësin. Ndërkohë që faturat që kanë në dorë qytetarët, mbajnë datën e printimit 30 janar. Si mundet që qytetarët të paguajnë për një kontratë, e cila është lidhur një ditë pasi faturat janë nisur në drejtim të tyre, edhe me taksën e pastrimit? Këtë përgjigje le ta japë Lulzim Basha sepse asnjë qytetar nuk ia ka borxh që me taksat e tyre të tallet kushdo qoftë", - ka deklaruar Dalipi. Sipas tij, ky është një tregues i qartë i keq menaxhimit të bashkisë së Tiranës, pasi me taksat e qytetareve paguhet një administratë e tërë që ka për detyrë të jetë korrekt në shërbimin publik.

Denoncimi
Dalipi ka kërkuar dje shpjegimi nga bashkia e Tiranës se si do t'i kompensojë këto familje 'hallexhinjsh" që tashmë e kanë paguar 4200 lekëshit e pastrimit, megjithëse ata janë të përjashtuar nga kjo taksë. "Ne kërkojmë që sa më parë të merren masat e kompensimit të shtresave sociale në nevojë. Të bëhen publike si do të kompensohen dhe në cilat afate. Njësive bashkiake t'u programohet buxhet në lidhje me këtë çështje. Asnjë qytetar nuk i ka borxh një administrate, kushdoqoftë, që të tallet me problemet dhe sakrificat e tyre të përditshme. Ne nuk e kemi parë në asnjë rast kryetarin e bashkisë të ngrejë zërin për këto çështje, për faturat e larta që çdo qytetar përballet. Është qeverisja e tij dhe ai vete që janë përgjegjës", - ka deklaruar Dalipi. Ndërkohë që aktualisht në të gjitha njësitë bashkiake ka një dyndje të madhe personash, të cilët u përkasin kategorive që nuk e paguajnë taksën e pastrimit, dhe që rrinë në radhë për të plotësuar dhe dorëzuar dokumentacionin. Vetë njësitë bashkiake janë të pakënaqur, pasi sipas tyre, do të ishte mirë që kjo procedurë të kryhej direkt te Ujësjellësi dhe nuk ishte e nevojshme që qytetarët të sorollateshin më kot. E gjithë kjo amulli ka ndodhur pasi bashkia nuk e planifikoi mirë kalimin e taksës së pastrimit, që është 5 mijë lekë të reja në vit, te fatura e ujësjellësit, taksë e cila tashmë do të paguhet me këste mujore.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar