Kreu i PS, Edi Rama, shprehet në rrjetin social Twitter se rrëzimi i planit konfirmon se qeveria bënë vetëm interesat e klientëve të saj.
“Rrëzimi i planit tonë për uljen e taksës së ushqimeve sot në Kuvend konfirmon që ne jemi për njerëzit e zakonshëm ata për klientët e tyre.” Shkruan Rama në Twitter.
Komisioni për Ekonominë dhe Financat hartoi edhe një akt që ka të bëjë me situatën e vështirë energjitike , me të cilën po përballet Korporata Energjitike Shqiptare; në këtë kuadër, ministria e Financave propozon lëshimin e letër-garancisë së qeverisë, për lëvrimin e një fondi të caktuar në favor të KESH.