Taksa progresive, Ahmetaj: 
Përfitojnë 97% e të punësuarve
PDF-Tabela për taksën progresive

Taksa progresive, Ahmetaj: <br />Përfitojnë 97% e të punësuarve<br />PDF-Tabela për taksën progresive
TIRANE- Ministri i zhvillimit Ekonomik doli në një konferencë për shtyp për të sqaruar sistemin e ri të taksimit të pagës me paketën e re fiskale.

“Sjellim parimin kush fiton më pak do paguajë më pak, kush më shumë do paguajë më shumë. Nga 1 janari 97% e të punësuarve do paguajnë më pak. Taksa progresive është bekim për shtresën e mesme dhe në nevojë”- tha Ahmetaj.

Përmes tabelave ai bëri një krahasim të rrogave, me taksimin e sheshtë dhe atë progresiv i cili do të hyjë në fuqi më  janar.

Sipas tij lirohen nga ngarkesa fiskale 338 mijë e 872 të punësuar. “Janë 15 milionë dollarë që shtresat në nevojë përfitojnë nga kjo masë. Ky është angazhim dhe premtim i mbajtur nga qeveria - tha Ahmetaj.

Sipas Ahmetajt një pagë prej 30 mijë lekësh me taksën e sheshtë paguante 3 mijë lekë, me taksën progresive ngarkesa fiskale është 0.31 %. Do paguajë 95 lekë.  “Paguante 3 mijë lekë, sot do paguajë 95 lekë. “- tha Ahmetaj duke  shtuar se  kësaj shtrese i kthejnë pagën e 13-të.


  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit