Taksa progresive, Berisha:
Rama, stuhi në një gotë uji
Kryeministri tha në mbledhjen e qeverisë se, projekti i kryesocialistit, për taksa më të larta për më të pasurit, është konfirmimin i braktisjes së kryesocialistit nga biznesmenët që deri dje, sipas Berishës, sponsorizonin PS. "Politika e tij e taksave është fortunë në një gotë ujë”, tha kryeministri.
TIRANË - Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë ka komentuar propozimin e socialistëve për aplikimin e taksës progresive me ardhjen e tyre në pushtet. Sipas Berishës, ky projekt i Ramës është konfirmim i braktisjes së kryesocialistit nga biznesmenët që deri dje, sipas Berishës, sponsorizonin PS.
“Ju garantoj se zoti Rama taksën progresive e ka për grupin e biznesmenëve të tij. që tani nuk e sponsorizojnë më, qëkur iku nga bashkia. Edhe drekat që shtron, rroftë Gjyshi se as Fideli me shokë nuk japin më lekë, se ska më leje ndërtimi. Politika nuk bëhet me inate, mllefe dhe kundërshtira. Deri dje, kur ishte në bashki nuk e përmendi taksën progressive. Politika e tij e taksave është fortunë në një gotë ujë”, tha kryeministri.
Në fjalën e tij të gjatë përpara ministrave, kreu i qeverisë ka deklaruar se, dy vitet në vijim janë vendimtare për mandatin e tretë qeverisës të demokratëve.
“Vota, kërkohet me vepra konkrete dhe jo me fantazi bajate dhe boshe”, tha Berisha.
BRENDA 2012, PRIVATIZOHET PËRMBARIMINë mbledhjen e qeverisë kryeministri tha që brenda këtij viti do të përfundojë privatizimi i shërbimit të përmbarimit.
“Përmbaruesit e sistemit publik do të marrin licensën e përmbaruesit privat menjëherë sapo të shkëpusin marrëdhëniet me shtetin. Nuk ka mënyrë më dekurajuese për gjykatat po të shohin se vendimet e tyre nuk zbatohen. Ky është profesion i rregulluar dhe tarifat duhet të kontrollohen.
Në Kushtetutën e mbretërisë, kryepërmbaruesi ishte mbreti, por ka edhe Kushtetuta të republikave parlamentare ku përmbarësues i vendimeve të GJK është kreu i shtetit, për t’i dhënë peshën vendimit të gjykatave”, tha Berisha.
REFORMA NË ARSIM, TË KUALIFIKOHEN MËSUESIT“Është e domosdoshme që rreth 40 mijë arsimtarë të kenë mundësinë për kualifikimin e tyre. Të gjitha agjencitë e kurrikulës duhet t’i nënshtrohen një procesi të thellë reformimi, që të qëndrojnë në krye të detyrës. Leximi është një dhunti shumë e përhapur tek, por duhet të tregojmë kujdes për matematikën. Të seleksionojmë dhe të mbështesim me bursa më të mirët e matematikës në të gjitha shkollat e vendit. Të bëjmë çdo gjë që ata të marrin në dorë këtë doktrinë sa më shpejt në shkollat tona”, deklaroi kryeministri duke kërkuar nga ministria e arsimit miratimin e planit të veprimit për reformën në arsim.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47