Taksa të larta?!Trump i përgjigjet
Sacks:Jemi kombi më i zhvilluar

Taksa të larta?!Trump i përgjigjet<br />Sacks:Jemi kombi më i zhvilluar<br>
Donald Trump i është përgjigjur pyetjes së korrespondentit të politikës kombëtare, Mike Sacks, lidhur me taksat e larta. Mike Sacks, e ka pyetur pse SHBA-ja, është shteti me taksat më të larta në botë. Menjëherë Donald Trump ka reaguar duke thënë:

 "Disa njerëz thonë ndryshe, ata thonë se ne jemi vendi më i zhvilluar ndërsa Mike Sacks, thotë se kemi taksat më të larta në në botë. Shumë njerëz e dinë saktësisht atë për të cilën po flas, në shumë raste mendojnë se kam të drejtë kur them më vendi më i zhvilluar. Sa i përket kësaj, ne jemi me të vërtetë vendi më i zhvilluar në botë. Taksat e larta lidhet e me të qenin kombi më i zhvilluar në botë. Por nëse dëshironi mund të thoni"komb i zhvilluar", ose"taksa të larta". Shumë njerëz janë dakord me  mënyrën se si po them, është e saktë ."

Në përgjigjen e tij ndaj Sacks, Trump sugjeroi se thjesht po përdorte stenografi, ndoshta ndoshta do të ishte më saktë të thuhej se Shtetet e Bashkuara janë vendi më i taksuar midis vendeve të zhvilluara. Por ai sugjeroi që nuk kishte rëndësi. "Shumë njerëz e dinë saktësisht se për çfarë po flas, në shumë raste mendojnë se kam të drejtë kur them më të lartën", tha ai.

Ne kemi krahasuar Shtetet e Bashkuara me kolegët e saj në botën e zhvilluar. Proxy-i më i pranuar për 35 vendet e zhvilluara të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Shtetet e Bashkuara kurrë nuk përfundojnë në krye të listës për sa i përket taksave.

Së fundi, CNBC përdorte të dhënat e OECD për të bërë një tabelë që shqyrtoi shumën e taksave të paguara për person në çdo vend. Në këtë skenar, Shtetet e Bashkuara ishin pak më të larta se mesatarja.

Trump ta se, Shtetet e Bashkuara kanë normën më të lartë të korporatave në vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, 35 përqind, por norma efektive - pas zbritjeve dhe të ngjashme - është 18.6 përqind. Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim nuk raporton norma efektive, por Zyra e Buxhetit të Kongresit thotë se është shkalla e katërt më e lartë në grupin e 20 vendeve, një grup tjetër i kolegëve ekonomikë amerikanë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore