Taksat, Berisha: Shoku Rama
ndjen klithmën e etërve
Rama: Problemi monopolet

Taksat, Berisha: Shoku Rama<br />ndjen klithmën e etërve<br />Rama: Problemi monopolet
TIRANË – Kryeministri Berisha në mbledhjen e rradhës së qeverisë ka prezantuar shtyllat kryesore të programit ekonomik për vitet 2012 – 2014. Ai tha se programi do të zbatohet në rast se shqiptarët do të votojnë sërish të djathtët, ndërsa tha se dy pikat kyçe janë ulja e papunësisë dhe rritja e të ardhurave. Ai sulmoi sërish kreun e opozitës se gënjen shqiptarët me modele komuniste.
“Jo rritje të taksave por lehtësira të tjera progresive. Dua të informoj shqiptarët se ky sulmi që bën shoku Rama me taksën marksiste tek fidelët e tij është i tëri i motivuar nga ndjenja personale dhe inate personale të klithmës së të parëve. Ky njeri ka lindur për të dënuar veten e tij. Ramës do t’i lëmë taksimin marksist dhe ne do të vazhdojmë me modelin tonë të zhvillimit ekonomik”, tha Berisha.


PRIVATIZIMET
Kryeministri Berisha tha se në vend do të vijojë privatizimi i sektorëve kryesorë. Sipas tij, Albetrol do të kalojë 100% në duart e privatëve.
“Ne nuk do të bëjmë atë që bënë të majtët. Ata e privatizuan Bankën e Kursimeve sepse i dha ultimatum FMN. Ne do bëjmë gjithçka për privatizimin e burimeve në vend, energji apo pyje”, tha kryeministri.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset