TIRANË - Bizneset nuk do të paguajnë më taksën e pastrimit për vendosjen e tavolinave në hapësirat publike prej 2500 lekë. Gjithashtu ndryshon edhe vendimi për taksën e zënies së hapsirës publike për të gjitha bizneset. Në vendimin e Bashkisë së Tiranës që ka siguruar “Shqiptarja.com”, i cili është çuar për miratim në Këshillin Bashkiak, kërkohet ndryshimi i dy taksave.
Zënia e hapësirave publikePas negociatave me bizneset, kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbajtur premtimin duke ndrsyhuar taksën për tavolinë për zënien e hapsirës publike, që ishte 1500 lekë për m2 në muaj. Bizneset tashmë do të paguajnë këtë taksë në bazë të zonës ku ushtrojnë aktivitet. Kështu për zonën A, tarifat nuk do të ndryshojë, (1500 lekë për m2), për zonën B tarifa do të jetë 750 lekë për m2 dhe për Zonën C taksa për zënien e hapsirës publikë do të jetë 4500 lekë për m2. Bashkia gjithashtu në vendim ka përcaktuar se taksa për muajt janar-shkurt nga të gjitha bizneset nuk do të paguhet.
Si ndahen 3 zonat për taksënZona A rrugët kufitare: Bulevardi “Zhan Dark”, Rruga “Myslim Shyri”,Rruga e “Kavajës”, Rruga e “Durrësit”, Bulevardi “Zogu i Parë”, Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Luigj Gurakuqi”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Rruga e “Elbasanit”, Rruga “Sami Frashëri”, Rruga “Kristo Luarasi”, Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”
Zona B rrugët kufitare: Rruga “Teodor Keko”, Rruga “Dritan Hoxha”, Rruga “Asim Vokshi”, Rruga “Reshit Petrela”, Rruga “Bardhyl”, Rruga e “Elbasanit”, Rruga “Unaza e Madhe në Ndërtim”
Zona C kufiri: Kufiri, ish-vija e verdhë e Tiranës, Rrugët Kufitare të Zonës B.
PronësiaGjithashtu Bashkia e Tiranës ka propozuar që të ulet taksa për kalimine të drejtës së pronësisë për disa njësi administrative. Për njësitë që i janë bashkuar Tiranës, kjo taksë ulet nga 700 lekë në 100 lekë për m2.
Redaksia Online(E.Ç./shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.4%
-
Jo
42.6%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 13858
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë
3 Tetor, 22:56
-
Spahiu: Denoncimet kolektive të socialistëve apo demokratëve në SPAK janë anti-kushtetuese
3 Tetor, 22:39
-
Libani lëshoi 100 raketa ndaj Izraelit! Mediat: Netanyahu po përgatit përgjigjen e ashpër ndaj Iranit, do zbatohet brenda pak ditësh
3 Tetor, 22:37
-
Kaosi dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, Baçi në ‘Frontline’: Do bëjmë edhe më keq! Dënimi i Salianjit vendim politik
3 Tetor, 22:32
-
'Nuk dua luftë', presidenti Vuçiç: Albin Kurti provokon, të mbrojmë popullin tonë
3 Tetor, 22:20
-
Raporti i SELDI-t: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkanin Perëndimor
3 Tetor, 22:05
-
Spahiu: Protestat radikale e forcojnë PD brenda llojit, por e largojnë nga votat qytetare
3 Tetor, 21:52
-
Spahiu: As Pjetër Arbnori që vuajti 30 vjet në burgje, nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991
3 Tetor, 21:48
-
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, pezullohet për sot lundrimi i trageteve Durrës-Bari, rinis ditën e nesërme!
3 Tetor, 21:46
-
SHBA-ja parandalon aktivitetet e një grupi rus hakerash
3 Tetor, 21:45
-
Aktori Robert Ndrenika bëhet stërgjysh, ndan foton e ëmbël me vajzën e sapolindur
3 Tetor, 21:30
-
Spahiu: Amnistia për Salianjin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’
3 Tetor, 21:13