TIRANE- Taksimi progresiv duket se do të prekë në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe deputetët, më konkretisht ata deputetë, të cilët përfitojnë nga institucioni ligjvenës një shumë lekësh për shërbimin e transportit të tyre nga. Ata deputetë që janë në një distancë më të largët me kryeqytetin në raport me zonën ku kanë marrë mandatin e deputetit dhe që rrjedhimisht kanë edhe shumën e përfitimt për transportin e tyre më të madhe, do tu zbritet një shumë lekësh që shkon deri te 50 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që edhe për deputetët, të cilët janë në një distancë të afërt me kryeqytetin do të preken nga shkurtimet e fondeve që përfitojnë nga Kuvendi, por me një shumë më të vogël.

Lidhur me shkurtimin e këtyre fondeve që përfitojnë deputetët për transportin e tyre, Parlamenti pritet që të hedhë në votim seancën e sotme plenare projektvendimin “Për përcaktimin e masës së përfitimit financiar mujor për shërbimin e transportit të deputetëve”. Lidhur me këtë Ministria e Financave propozoi edhe një projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.10 160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publik dhe nëpunësit civilë”, në të cilin bëheshin disa ndryshime për transportin e deputetëve për të cilët masa e përfitimit financiar mujor për çdo deputet përcaktohet në bazë të distancës me zonën që ai përfaqëson.

Sipas këtij projektligji kjo masë nuk mund të jetë më shumë se 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj dhe miratohet me vendim të Kuvendit. “Kategoria e dytë, ku përfshihen të gjithë funksionarët e përcaktuar në lidhjen 2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, të cilëve u caktohet një përfitim maksimal financiar mujor, sipas vlerës së përcaktuar në po këtë lidhje, për shërbime transporti, në përmbushje të detyrave të tyre funksionale”, thuhet në projektligjin e Ministrisë së Financave.


Shkrimi u publikua sot (28.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)