Taksisti: Para rrëzimit të avionit
Riformato "inspektoi" Divjakën

Taksisti: Para rrëzimit të avionit<br />Riformato 
TIRANË - Sapo ka mbërritur në Shqipëri në datën 7 Maj të vitit 2014, piloti italian Giorgio Riformato ka vizituar plazhin e Divjakës së bashku me Saimir Bajramin të dy të akuzuar tashmë për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Këtë fakt e ka pohuar para gjykatës dëshmitari Dardan Ahmetaj i cili i ka shërbyer si shoferi Riformato-s gjatë 3 ditëve të qëndrimit të tij në vendin tonë.

Televizioni informative Report TV zbardh një pjesë nga dëshmia që Ahmetaj ka dhënë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

"Më telefonoi një shok i imi, i cili është kushëri me Saimir Bajramin, më kërkoi që të shkoja në Rinas për të marrë një person. U nisa nga Lushnja dhe në Rinas takova Saimirin, të cilin në aeroport e mora së bashku me italianin. Emrin e Riformato-s e kam mësuar ditën që ra avioni, pasi ditët që i kam shërbyer si taksi dhe e mora në Rinas, Saimir Bajrami ma prezantoi me emrin Eli. Pasi i mora në Rinas i dërgova në Divjakë ku për 10 minuta Riformato së bashku me Bajramin bënë një vizitë në rërën e plazhit të Divjakës. Më pas u kthyem në Tiranë dhe e shoqërova deri tek hoteli pranë prokurorisë ku për dhomën e tij pagova 50 euro. Të nesërmen e dërgova në Durrës tek shtëpia e Saimirit, dhe për herë të fundit e kam takuar mëngjesin e 10 Majit kur e çova në Rinas”, - mësohet të ketë thënë dëshmitari para trupit gjykues.

Në procesin ndaj Riformato-s dëshmoi dhe ish-Inspektori i Policisë që ka pasur kontaktin e parë me pilotin pas rrëzimit të avionit. Sipas dëshmisë, ai tregoi se avionin e gjetën të rrëzuar në plazh dhe dera ishte e hapur dhe piloti priste me tre canta jashtë avionit.

63-vjeçari Giorgo Riformato prej nisjes së hetimeve ka mohuar akuzën e përfshirjes në trafik droge, teksa i mëshon qëndrimit të tij se avioni u rrëzua nga një turbulencë ajrore dhe se në Shqipëri ai ndodhej për turizëm.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open