Talebanët sulm në
Afganistan, 8 policë të vrarë

Talebanët sulm në <br />Afganistan, 8 policë të vrarë
KABUL- Talebanët kryen një tjetër sulm të përgjakshëm në Afganistan. Njoftimet e fundit tregojnë se sulmi i radhës zgjati për rreth katër orë në verilindje të vendit. Nga ky sulm kanë mbetur të vrarë të paktën tetë policë. Zëdhënësi i provincës Badakshan, Abdul Maruf Rasek, tha se talebanët kanë sulmuar post-bllokun policor në qarkun Varduj. Sipas tij, dy talebanë kanë humbur jetën në luftime, ndërsa një zyrtar policor vazhdon të mbetet i zhdukur. Në një tjetër indicent, tre punonjës të Qeverisë afgane janë vrarë nga shpërthimi i një bombe të vendosur në anë të rrugës, në provincën Nangarhar. Ndërkaq, nga shpërthimi në jug të Afganistanit ka humbur jetën edhe një ushtar i NATO-s.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot