Një fraksion i fuqishëm i talebanëve pakistanezë kërcënoi me vrasje aktivisten për arsimimin e adoleshenteve, Malala Yousafzai, disa orë pasi ajo fitoi çmimin Nobel për Paqe 2014.
Fraksioni "Jamaat ul Ahrar", që më muajin gusht u nda nga "Tehreek-e-Taliban Pakistan" (TTP), i njohur edhe si talebanët pakistanezë, postoi sot në Twitter kundërpërgjigjen e tij.
"Njerëz si Malala duhet të dinë se ne nuk pengohemi nga propaganda e atyre që nuk besojnë. Ne kemi përgatitur thika të mprehta për armiqtë e Islamit", shkruan në Twitter zëdhënësi i fraksionit, Ehsanullah Ehsan.
"Malala flet shumë kundër armëve dhe konflikteve të armatosura. A e di ajo se themeluesi i çmimit Nobel ka shpikur eksplozivin", shton ai.
Në vitin 2012, Malala, aktiviste 17-vjeçare i mbijetoi një goditjeje në kokë nga talebanë të armatosur.
Ajo fitoi dje çmimin Nobel për Paqen 2014 duke u shndërruar në fituesen më të re në histori të këtij çmimi.
ATSH
/Shqiptarja.com