Talebanët në fazën e fundit të formimit të qeverisë, turmat udhëtojnë nëpër shkretëtirë për t'u larguar, pamje eksodike nga Afganistani

Formimi i qeverisë së re të Afganistanit është në fazat e saj përfundimtare, thanë talebanët, pasi SHBA tërhoqi forcat e fundit të saj nga vendi.

"Qeveria do të marrë formë në ditët në vijim", tha Anas Haqqani, një udhëheqës i lartë taleban, për Al Jazeera. Ai shtoi se është ende herët për të thënë se kush do të jetë pjesë e kabinetit të ri. "Ne kemi mbuluar rreth 90 deri 95 përqind dhe do të njoftojmë rezultatin përfundimtar në ditët në vijim", tha ai.

Ndërkohë pamjet eksodike të publikuara në rrjete sociale tregojnë si njerëzit largohen masivisht nga vendi i tyre në drejtim të Perëndimit. Afganët përshkruajnë kilometra të tëra në shkretëtirë, për t’u vendosur në Pakistan e Iran. Ata shpresojnë që të largohen në drejtim të Turqisë dhe t’i shpëtojnë pushtetit të talebanëve.

Për largimin e trupave amerikanë nga Afganistani, presidenti Joe Biden tha dje se është kryer një nga operacionet më të mëdha në histori, ku nga ajri janë evakuar mbi 120 mijë persona. Presidenti premtoi se do të ndihmojnë për evakuimin e amerikanëve që janë me shtetësi të dyfishtë dhe nuk duan të qëndrojnë në Afganistan.

Joe Biden pati dhe një paralajmërim edhe për këdo që tenton të kërcënojë SHBA, duke thënë se përgjigja do jetë e fortë pasi "SHBA nuk falin dhe nuk harrojnë". Ai shprehu mbështetjen për afganët, ku tha se do i ndihmojnë përmes diplomacisë dhe ndihmës .

Refugjatet afganë janë vendosur në shumë shtete të Evropës, përfshirë dhe Shqipërinë, derisa të marrin vizë për t’u vendosur më pas përfundimisht në SHBA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie