Formimi i qeverisë së re të Afganistanit është në fazat e saj përfundimtare, thanë talebanët, pasi SHBA tërhoqi forcat e fundit të saj nga vendi.
"Qeveria do të marrë formë në ditët në vijim", tha Anas Haqqani, një udhëheqës i lartë taleban, për Al Jazeera. Ai shtoi se është ende herët për të thënë se kush do të jetë pjesë e kabinetit të ri. "Ne kemi mbuluar rreth 90 deri 95 përqind dhe do të njoftojmë rezultatin përfundimtar në ditët në vijim", tha ai.
Ndërkohë pamjet eksodike të publikuara në rrjete sociale tregojnë si njerëzit largohen masivisht nga vendi i tyre në drejtim të Perëndimit. Afganët përshkruajnë kilometra të tëra në shkretëtirë, për t’u vendosur në Pakistan e Iran. Ata shpresojnë që të largohen në drejtim të Turqisë dhe t’i shpëtojnë pushtetit të talebanëve.
Për largimin e trupave amerikanë nga Afganistani, presidenti Joe Biden tha dje se është kryer një nga operacionet më të mëdha në histori, ku nga ajri janë evakuar mbi 120 mijë persona. Presidenti premtoi se do të ndihmojnë për evakuimin e amerikanëve që janë me shtetësi të dyfishtë dhe nuk duan të qëndrojnë në Afganistan.
Joe Biden pati dhe një paralajmërim edhe për këdo që tenton të kërcënojë SHBA, duke thënë se përgjigja do jetë e fortë pasi "SHBA nuk falin dhe nuk harrojnë". Ai shprehu mbështetjen për afganët, ku tha se do i ndihmojnë përmes diplomacisë dhe ndihmës .
Refugjatet afganë janë vendosur në shumë shtete të Evropës, përfshirë dhe Shqipërinë, derisa të marrin vizë për t’u vendosur më pas përfundimisht në SHBA.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10089
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga varrimi i Carter! Një imazh i veçantë, 5 presidentë, 379 vjet histori
11 Janar, 16:04
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken: Afër armëpushimit dhe lirimit të pengjeve! Marrëveshja mund të mbyllet nga administrata e re
9 Janar, 15:46
-
Ish-Presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uashington
9 Janar, 15:30
-
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos, 5 të vdekur evakuohen 180 mijë persona! Biden do t'i drejtohet kombit
9 Janar, 07:46
-
Sekuestrim për pasuritë e “non grata-ve” në Ballkanin Perëndimor! Presidenti amerikan Biden shton sanksionet për zyrtarët që destabilizojnë ose janë të përfshirë në korrupsion
8 Janar, 20:56
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Zjarre masive në Los Anxhelos, mijëra të evakuuar dhe dëme (FOTO+VIDEO)
8 Janar, 07:22
-
Trump këmbëngul në ambiciet territoriale, publikon hartën ku Kanadaja është pjesë e SHBA-së
8 Janar, 07:11
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32