Talebanët të mërzitur me amerikanët: Shkatërruan avionët e helikopterët ushtarake

Talebanët të mërzitur me amerikanët: Shkatërruan avionët e helikopterët ushtarake

Luftëtarët talebanë janë shprehur se ndihen shumë të zemëruar dhe të tradhtuar që amerikanët kanë nxjerrë jashtë përdorimit shumë helikopterë ushtarakë dhe aeroplanë përpara se të largoheshin nga Kabuli, deklaron një reportere e Al Jazzera.

Trupat e SHBA demilitarizuan 73 mjete fluturuese përpara se të largoheshin përfundimisht nga Afganistani këtë javë, sipas Gjerneralit Frank McKenzie, ndërsa kishin mbetur rreth 48 mjete fluturuese, edhe pse nuk dihet nëse janë funksionale apo jo. Megjithatë, talebanët kishin pritur që amerikanët t’i linin helikopterët të paprekur që t’i vinin ata në përdorim.

Ajo u shpreh: “Kur i pyeta se pse mendonin se amerikanët do kishin lënë ndonjë gjë funksionale për ta, mu përgjigjën se besojnë se ato mjete fluturuese janë asete kombëtare dhe se ata janë qeveria tashmë.”

Ajo shtoi se talebanët janë të zhgënjyer dhe të zemëruar dhe ndihen të tradhtuar pasi për ato pajisje nuk kanë më kthim, pasi shumica u ishin prishur helikat ose mungonin armët dhe mjete të rëndësishme për funksionimin.

Shumë prej tyre janë ndërtuar në vitet 1980 dhe do të kenë nevojë për kontroll të vazhdueshëm dhe pjesë të reja për t'u siguruar që ato janë të vlefshme për fluturim.

Nëse islamistët kanë kaq shumë avionë operacionalë, kjo u jep atyre më shumë fuqi ajrore sesa 10 nga 30 anëtarët e NATO -s, përkatësisht: Shqipëria, Bosnja, Estonia, Islanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia.

Gjatë muajve të fundit, xhihadistët kapën 10 aeroporte kryesore nga Bagram në Mazar-i-Sharif dhe ngritën në qiell një helikopter prej 6 milion dollarësh Black Hawk në luftën e tyre kundër rezistencës në Luginën Panjshir.

Shefat talebanë raportohet se kanë urdhëruar trupat e tyre të gjejnë pilotë nga Forcat Ajrore të cilët morën trajnime të shtrenjta nga SHBA dhe aleatët e saj për të fluturuar avionë luftarakë dhe helikopterë të teknologjisë së lartë. Pa ata pilotë, fluturimi i një avioni të tillë të sofistikuar është pothuajse i pamundur për një amator - por disa video të terroristëve ajrorë sugjerojnë se ata duhet të kenë rekrutuar disa renegatë.

Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul u mor nën kontroll të martën nga talebanët triumfues të cilët u panë duke u përplasur në kabinën e një avioni transportues Herkul me vlerë 14 milionë dollarë . 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë