Dy talentë shqiptarë nuk kanë zgjedhur të luajnë për ekipet kombëtare të Shqipërisë, por njëri për Kosovën dhe tjetri për Maqedoninë.

Edon Zhegrova
Edon Zhegrova është talenti kosovar 19-vjeç, i cili luan me Genkun në Belgjikë.
Ai shihet si një lojtar me shumë të ardhme dhe dy federatat, ajo shqiptare dhe ajo kosovare, u vunë në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij.
Para disa kohësh, Zhegrova kishte deklaruar se kishte ftesë nga Panucci për të ardhur në Kombëtaren A të Shqipërisë, por mesa duket ai e ka injoruar.
Valon Ethemi
19-vjecari ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e futbollit kosovar në një foto ku shfaqet ai me presidentin Vokrri.
Talenti tjetër që ka refuzuar është Valon Ethemi, i cili u bë pjesë e Kukësit në verë.
Edhe pse mesfushori erdhi nga një skuadër modeste, si Mamurrasi, ai ka bërë vend në ekipin kampion, ku në 20 ndeshje ka shënuar 2 gola.
Loja e mirë e mesfushorit ka rënë në sy edhe tek ekipet e kombëtares së Maqedonisë.
Duke qenë se lojtari zotëron të dyja pasaportat, shqiptare dhe maqedonase, seleksionuesit e shtetit fqinj kanë vepruar më shpejt se ata shqiptarë, pasi i kanë bërë ftesë zyrtare klubit të Kukësit që Ethemi të grumbullohet në Shkup për disa ditë me përfaqësuesen U-21.
Ethemi ka zhvilluar dje seancën e radhës me Kukësin, pastaj ka udhëtuar drejt Shkupit.
Ndonëse ai mund të zgjedhë sërish Shqipërinë, rasti duhet të jetë një sinjal për talentët e tjerë.
a.m/Shqiptarja.com









