Talenti belg Alex Vitsel rikthehet në Europë, firmos me Borussia Dortmund

Talenti belg Alex Vitsel rikthehet në Europë, firmos me Borussia Dortmund

Axel Witsel

Axel Witsel rikthehet në Europë, pasi ka rënë dakord për një lëvizje nga Tianjin Quanjian te Borussia Dortmund. Belgu do të nënshkruajë një marrëveshje 4-vjeçare me skuadrën e Bundesligës, pasi Borussia Dortmund ka ranë dakord të paguajnë klauzolën e lirimit të lojtarit, e cila besohet të jetë rreth 20 milionë euro.

Witsel ka qenë prej kohësh i lidhur me disa nga klubet më të mëdha të Europës, por karriera e tij mori një drejtim të papritur, kur vendosi të kalojë në Kinë. Duke filluar te Standard Liege, Witsel bëri kërcimin e duhur te Benfica për një sezon, para se të kalonte katër vite në Rusi, me Zenit.

Belgu u bashkua me Tianjin në janar 2017, duke shënuar golin e parë të klubit në Super League kineze. “Pas Kupës së Botës, ishte qëllimi im për të lëvizur nga Kina në Europë, – tha Witsel. – Jam krejtësisht i lumtur dhe gjithashtu krenar që do të luaj për BVB së shpejti.

Pas bisedës sonë të parë, nuk jam menduar dy herë, sepse për mua Borussia Dortmund është një nga klubet më të mirë në kontinent. Sinqerisht, nuk mund të pres që të luaj e të vrapoj përpara 81.000 njerëzve”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj