Mattheo Dimareli është një nga emrat më të diskutuar në futbollin e të rinjve. I lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një nënë meksikane dhe një baba shqiptar, 16-vjeçari po tërheq vëmendjen e mediave për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe historinë e veçantë familjare.
Për momentin ai ka zgjedhur të ndjekë “gjakun” e nënës së tij duke luajtur me kombëtaren e Meksikës U16, duke shënuar edhe një gol në ndeshjen e fundit kundër Kosta Rikës. Mattheo Dimareli është pjesë e skuadrës së Houston Dynamo në SHBA, ndërsa ka shumë shpejt ka shfaqur karakteristikat e një talenti të vërtetë.
Por e veçanta e 16 vjeçarit lidhet me një tjetër fakt. Ai është një futbollist i “botës”, pasi në të ardhmen mund të zgjedhë të luajë me katër shtete të ndryshme, Meksikën, SHBA, Shqipërinë ose Greqinë, pasi babai i tij ka edhe nënshtetësi greke.
Më herët ai ka qenë pjesë e moshave të SHBA-së, ndërsa tani ka zgjedhur të kalojë te Meksika.
Komente










