Luftëtarët talebanë, të cilët forcat e udhëhequra nga SHBA shpenzuan miliarda dollarë duke u përpjekurt’i mposhtin, tani janë hapur në 70% të territorit të Afganistanit, sipas një studimi të BBC.

Disa muaj luftime në gjithë vendin tregojnë se si hapsira nën kontrollin e tyre ka ardhur gjithnjë në rritje.

Por qeveria afgane e hodhi poshtë këtë raport duke thënë se ajo kontrollon shumicën e territorit.

Por sulmet e fundit të pretenduara nga militantët talibanë dhe të Shtetit Islamik kanë rezultuar shumë të sukseshme për ta pasi kanë marë një pjesë shumë të madhe të territorit nën zotërimin e tyre duke vrarë dhjetra njerëz.

Zyrtarët afganë dhe presidenti i SHBA Donald Trump u përgjigjën duke përjashtuar çdo bisedim me talebanët. Vitin e kaluar z. Trump njoftoi se ushtria amerikane do të qëndrojë në vend për një kohë të pacaktuar.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com