Një person me emër të remë Ergi Sina ka publikuar foto të Mateo Shabës, dhe statuse që ofronin vende pune në institucionin ku punon kallëzuesi Shaba. Materiali tallës është shpërndarë në Facebook, duke bërë që kryetari i njësisë administrative në Farkë Mateo Shaba, ti drejtohet me një kallëzim penal prokurorisë së Tiranës.

Pas kqyrjes së profilit të remë në “Facebook”, më pas prokuroria e Tiranës ju drejtua gjykatës së Tiranës me një kërkesë që të autorizonte qëndrën e “Facebook” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marë të dhënat e IP, të profilit të facebokut me emrin Ergi Sina.

Kërkesa e prokurorisë është pranuar nga gjykata, dhe se vendimi i gjykatës së Tiranës së bashku me kërkesën e prokurorisë janë dërguar me një letërporosi në SHBA. Kjo është një procedurë e shumë përdorur dhe standard nga prokuroria, për rastet kur flitet për kërcënime në FB apo adresa të reme profili që sulmojnë profile të tjera.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)