Deklaratat e Trump në jo pak raste janë pritur me indinjatë dhe reagime nga më të ndryshmet, por tallja që ai ka bërë këtë herë ndaj nënës së një ushtari mysliman ka shkaktuar zemërim të madh.
Ghazala Khan ka qëndruar në heshtje kur Trump është sulmuar nga bashkëshorti saj, ndaj dhe kandidati për president ka aluduar se asaj nuk i është lejuar të flasë. Menjëherë pas këtyre fjalëve kanë reagur politikanë të shumtë të cilët janë shprehur se kurrsesi nuk mund të flitet në këtë mënyrë për nënën e një heroi.
“Po të shohësh gruan e tij, ajo thjesht qëndron aty në këmbë. Nuk kishte asgjë për të thënë. Ose mbase nuk i lejohej të nxirrte ndonjë fjalë nga goja. Se cila është e vërteta, këtë ma thoni ju”, tha Trump.
‘’Ke qenë ndonjëherë në varrezën e Arlingtonit? Shko shiko varret e atyre amerikanëve trima, që vdiqën duke mbrojtur këtë vend. Ata janë të të gjithë besimeve, gjinive dhe etnive. Ti vet nuk ke sakrifikuar asgjë”, është shprehur babai i kapiten Humayn Khan që ka vdekur në Irak në vitin 2004 nga shpërthimi i një bombe.
Gruaja është rrëfyer më vonë se kishte heshtur pasi ende nuk e ka kapërcyer dhimbjen që i ka shkaktuar humbja e jetës së djalit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com